Në 3 qershor para Vettingut/ Kush është Shpresa Beçaj nga implikimi në videoskandalin e Metës deri tek pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë, do të dalë në tre qershor para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit ndaj saj për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çështja e zonjës Beçaj po shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj. Procesi i Vetingut për gjyqtaren Beçaj ka nisur që në 15 janar 2019.

Po kush është Shpresa Beçaj, çështjet për të cilat është përfolur, karriera dhe vendimet më të bujshme? Zonja Beçaj ka lindur në Kukës dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit është emëruar fillimisht kryesekretare në Gjykatën e Gramshit dhe më pas këshilltare në këtë gjykatë. Në 1987 është emëruar gjyqtare në Gramsh dhe më vitin 1990 gjyqtare në Tiranë. Në vitin 1994 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa 10 vite më vonë, në 2004, është emëruar me dekret të Bamir Topit kryetare e Gjykatës së Lartë.

Ndërkaq, emri i Shpesa Beçajt u përmend në një kontekst komprometues nga Ilir Meta në videoskandalin në zyrën e Dritan Priftit, publikuar në vitin 2011, duke tronditur opinionin publik dhe bërë bujë edhe në arenën ndërkombëtare. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti ministër Ekonomie, i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri. 

“Absolutisht po, apeli është i formës së prerë, t’i mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë”, thotë Meta, duke i kërkuar Priftit të vepronte për një koncesion, në videon e njohur si  “blloku i zi” apo “7 përqindëshi”. Dhe e vërteta ishte se vajza e zonjës Beçaj ishte emëruar diplomate në Austri. Ajo u zëvendësua në këtë post një vit më vonë, pra në 2012.

Në zgjedhjet e 2017, vajza e Shpresa Beçajt, Selvi Beçaj, u kandidua nga LSI, me në krye Metën, në Kukës për deputete, por nuk rezultoi fituese.

Gjatë vitit 2012, Gjykata e Lartë shpalli Metën të pafajshëm, duke rrëzuar akuzat e prokurorisë, e cila kërkoi dy vite burg për Metën, për korrupsion aktiv. Beçaj nuk ishte pjesë e trupit gjykues, por kryetare e gjykatës. Kundër pafajësisë së Metës votoi vetëm Ardian Dvorani, i vetmi që i shpëtoi Vetingut, dhe që është vënë në shënjestër të sulmeve nga Meta dhe Berisha.

Zonjës Beçaj i mbaroi mandati në vitin 2013, por KLD me në krye Bujar Nishanin refuzoi ta kthente në drejtësi, si gjyqtare e Apelit, siç e parashikonte ligji. Beçaj fitoi përballjet gjyqësore me KLD. Në maji të vitit 2018, KLD, tashmë me në krye Ilir Metën, e ktheu zonjën Beçaj gjyqtare e Apelit në Tiranë.

Disa ditë më parë, Shpresa Beçaj ishte pjesë një turpe gjykuese në Apel, e cila la në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për lobimin rus. Dy anëtarët e tjerë ishin Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Treshja ‘vulosi’ dosjen e lobimit, duke pushuar akuzën ndaj Lulzim Bashës, lidhur me pretendimet e prokurorisë për falsifikimin e dokumenteve në rastin e mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve që kompania amerikane Muzin Capitol Partners kishte pohuar se kishte marrë për aktivitetet në favor të Partisë Demokratike. Pyetja se ku i ka marrë PD 675 mijë dollarë dhe pse nuk i ka deklaruar në KQZ sipas ligjit, ka mbetur pa përgjigje nga drejtësia.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 30/05/2020 17:49

    Meta hajdut hsjdut hajdut

    Përgjigju
  • vera: 29/05/2020 17:20

    KESAJ malokes as celsat e kashtes nuk I besohen,,ptu,ptu,ptu,,fytyra e korrupsionit...

    Përgjigju
  • Im: 29/05/2020 08:20

    Eshte nji lomsh ne shqipri qe vetem USA mundet me e zgjidh

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 29/05/2020 07:25

    Kno eshte kreu korrupsionit.e pa afte dhe me moral shume te perfolur. Tre komponentet nuk i kalon.

    Përgjigju
  • Pjeter: 29/05/2020 05:48

    I kish çuar vajzen Ambasadore Likja,dhe te deklaruar me ze e figure.Dhe kesaj i kan besu gjykimin e Bashes?

    Përgjigju
  • Iris: 29/05/2020 01:45

    Duket si rrjete merimage ose si oktapod.C'fare korrupsioni ?!

    Përgjigju
  • Bukari: 29/05/2020 01:33

    Persa kohe Shqiperia do te kete ne PUSHTET dhe FUNKSIONE te rendesishme shteterore, figura si Shpresa Becaj e shume te tjere si ajo, qe jane te ritur me kulture e mentalitet provincial, karieriste dhe pa integritet personal, sahanlepires te pushtetit , yzmeqare te shefit, e plot te tjera defekte te karakterit tyre, kjo Shqiperi dhe ne shqiptare do te vuajme e do jemi te fundit ne Europe.

    Përgjigju
  • nope: 29/05/2020 01:32

    Kjo eshte fytyra e korrupsionit ne drejtesi.Vetem fjalet e Metes ne ate video mjaftojne per s'kualifikim. Nqs kjo e kalon vetingun atehere te kam dhjere reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Taras: 29/05/2020 01:25

    ti me Klyshat qe perdorin duheni zhduk nga kjo bote

    Përgjigju
  • Ja ku erdhiii fundi: 29/05/2020 01:19

    Hajde tani nji nga nji Merre me qetësi

    Përgjigju
  • Ops: 28/05/2020 23:14

    Shpirti Bamirit, 40k€ per nje vendim donte ne gjykate te larte

    Përgjigju
  • Altin: 28/05/2020 23:04

    Emri i kesaj permendet dhe tek pergjimet e fatos nanos qe i dolen ne parlament, ia nxori nikoll lesi qe e kishte pergjuar shiku ai kociu

    Përgjigju
  • Leo: 28/05/2020 21:36

    Figure E perfolur...mjafton kjo qe te largohet.

    Përgjigju
  • Juri: 28/05/2020 20:56

    Si MUND TE BEHEN JURISTE NJEREZ ME TE TILLE FYTYRE,,MAKSIMUMI PJATALARESE MUND TE BEHEJ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës