Zgjedhjet në veri, edhe Albin Kurti i kërkon BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

Zgjedhjet në veri, edhe Albin Kurti i kërkon BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

1713731694_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës pas zhvillimit të zgjedhjeve për largimit e kryetarëve në katër komuna në veri.

”Një vit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të cilat u mbajtën më 23 prill të vitit 2023, e u njohën nga BE dhe ShBA, përkatësisht QUINT-i, sot u mbajtën ‘zgjedhjet për shkarkim’ të këtyre kryetarëve. Këto ‘zgjedhje për shkarkim’ u organizuan si përgjigje ndaj kërkesës së këtyre faktorëve ndërkombëtarë, e që erdhi pas sulmeve të dhunshme ndaj kryetarëve aktual dhe bandave ekstremiste të dhunshme që mësynin të hynin në ndërtesat komunale më 29 maj të vitit të kaluar, organizuar e sponzorizuar nga Serbia. Ato rezultuan me lëndimin e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it, dhjetëra policëve të Kosovës dhe gazetarëve. Bazë e kërkesës për zgjedhjet për shkarkim ishte mungesa e legjitimitetit të kryetarëve aktual për shkak të daljes së ulët të qytetarëve, për shkak të kërcënimeve e shantazheve ndaj popullsisë lokale nga Beogradi zyrtar dhe vegla e tij Lista Serbe. U bë edhe udhëzimi administrativ që sqaronte se si zbatohet neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Qytetarët serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – sot patën mundësinë të shkarkojnë kryetarët aktual në një proces demokratik dhe të ligjshëm zgjedhor.

Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledh 20% por jo edhe 50%. Qeveria e Republikës së Kosovës është ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos ndaj trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna. Në këto tri vite, qeveria ka bërë maksimumin për të luftuar krimin dhe kontrabandën dhe për forcuar sundimin e ligjit. Sipas të dhënave nga terreni, në aspektin e sigurisë situata është raportuar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar. Por, ka pasur ndërhyrje të shumta të frikësimit e kërcënimeve nga Serbia.

Procesi i sotëm zgjedhor është dëshmi e ambientit të përmirësuar të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Falënderojmë Komisionin Qendror Zgjedhor dhe të gjitha institucionet e Kosovës për organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor i cili rrodhi pa incidente. Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë. Ata që nuk i kanë dashur këta katër kryetarë komunash në veri, sonte, me keqardhje duhet t’ua urojnë atyre pozitat. E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyret e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”.


Lajmi kryesor:

Serbët bojkotojnë zgjedhjet, shqiptarët mbeten në krye të komunave në veri të Kosovës! Osmani: Vuçiç shkeli fjalën që u dha ndërkombëtarëve


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë