Në këtë 85-vjetor të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Akademia e Shkencave do të organizojë veprimtarinë shkencore “Ismail kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.

Gjithashtu në datë 28 janar do të bëhet publik edhe rikandidimi i shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi nga kreu i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi.

Disa nga kumtesat që do të mbahen janë: “Kadare në letërsinë europiane botërore” nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, Pirro Misha,  dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, , me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.”

Ndërsa, do të prezantohet edhe ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.