Armando Broja nuk do kalojë te Fulham në mënyrë përfundimtare. Sulmuesi i Kombëtares vijon huazimin katër muaj nga Chelsea, teksa në qershor do rikthehet te Blutë duke mos bindur drejtuesit e Fulham që nuk i kanë dhënë minuta.
"The Telegraph" bën me dije se Fulham nuk ka gjasa që të paguajë për kartonin e Brojës, teksa nuk do e bëjnë të vetin 22-vjeçarin. Kësisoj klubi do duhet të paguajë vetëm 5 milionë euro te Chelsea për huazimin, me klubin nga "Stamford Bridge" që pritet ta nxjerrë sërish në treg shqiptarin ose t'i besojë për sezonin e ri.
Broja nuk ka mundur të fitojë një fanellë titullari në asnjë duel me Fulham, duke luajtur vetëm katër herë si zëvendësues. Kundër Burnleyt, Broja mori minutat më të shumta (16) në një ndeshje me Fulham.