Ministri i Financave, Petrit Malaj thekson se përparësi për buxhetin e ri janë financat publike, plani i rritjes si dhe rritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve.

“Hartimi i projektbuxhetit vjen si rezultat i një pune të gjatë. ku janë marrë në konsideratë të gjitha angazhimet e qeverisë, objektivat e zhvillimit ekonomik e social të vendit, si dhe prioritetet që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimit Evropian.

Projekt buxheti 2026 i miratuar tashmë nga Këshilli i Ministrave dhe që paraqesim sot në këtë konferencë, Reflektojnë qartë prioritetet e programit të qeverisë 2025-2029, për financat publike më të shëndosha, për financimin e planit të rritjes, zhvillimin gjithëpërfshirës të ekonomisë, por mbi të gjitha kombinimin dhe angazhimin tonë konstant për rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë, që është edhe kryefjala e këtij dokumenti.

Me 886.7 miliardë lekë shpenzime publike të parashikuara, fokusi do të jetë te mirëqenia sociale, te ndihmë e investimeve për një infrastrukturë më moderne, te përsosja e sistemeve digjitale, te zhvillimi i energjisë së gjelbër, si dhe te zhvillimi i kapitalit njerëzor”, tha Malaj.


Lajmi kryesor:

Konferenca e Kryetarëve/ Malaj prezanton pr.buxhetin: I rikthejmë dinjitetin pensionistëve, s’ka rritje taksash! Opozita debat: Ku është paketa fiskale?