Në Angli koronavirusi s'është më shaka/ Shqiptari nga Londra: Po përgatitemi të vendosim jetën në pauzë

LONDËR- Në Angli u duk sikur po vononte shumë në masat e marra për koronavirusit, por tashmë anglezët po përgatiten të vendosin jetën në pauzë. Në një lidhje telefonikë për Report Tv, Ermir Ibrahimllari tha se deri një ditë më parë metrot, rrugët kanë qenë plot, por tashmë panorama kanë ndryshuar.

"Të gjithë po bëhemi gati për ta vendosur jetën në pauzë. Rrugët janë bosh, trenat edhe më bosh. Ka më pak makina, njerëzit janë thuajse të mbyllur në shtëpi. Shumë nga njerëzit janë mbyllur brenda. Deri dje nuk kishte panik, po nga studimet që tregonin se çfarë do të ndodh dhe fjalimit të Jonson, janë rritur masat. Shumë nga kompanitë kanë mbyllur dyert dhe njerëzit po marrin masat të rrinë në karantinë. Nuk merret më me lehtësi. Masat po ndryshojnë dita ditës, se është diçka që do të zgjasë. Disa nga supermarketet janë bosh se njerëzit janë panikuar, por shumica e supermarketeve janë të qetë", tha Ibrahimllari për Report Tv.

Duke u ndalur tek masat e marra nga qeveria, Ibrahimllari tha se shëndetësia nuk është gati e ndërsa fokusi është tek të moshuarit.

"Mbi 70-vjeçarët duhet të rrinë mbyllur për disa javë, sipas studimeve duhen 60 mijë shtretër, ndërkohë që ka vetëm 12 mijë. Nuk e dimë si do reagojë shëndetësia", tha Ibrahimllari.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipdashesi: 17/03/2020 20:06

    Futja kot. Trenat jane plot se ku jetojka ky

    Përgjigju
  • Londra: 17/03/2020 17:06

    Shko mor trap laj makinat se u bo nami

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 17/03/2020 16:35

    Cthote ky mo,ketu te mbysin njerezit rruges o boss

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga