Vendimi i Gykatës për ta lënë në masë sigurie arrest shtëpie Sali Berishën ka sjelle edhe heqjen e disa privilegjeve që ish kryeministri gëzonte në Kuvendin e Shqipërisë, përfitime si pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, apo dieta.

Ky vendim i Kuvendit siç mëson Report Tv vjen për arsye se Gjykata krahas izolimit të Berishës në shtëpi, i ka ndaluar dhe komunikim me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton, masë kjo e thyer disa herë nga kreu i Rithemelimit i cili del dhe mban fjalime nga dritarja para militantëve të fundit që i kanë mbetur.

Ndërkohë ish -Kryeministri Berisha ka kërkuar nga Gjykata leje për të shkuar në Parlament por është rrëzuar. Prej 30 dhjetorit 2023 ish kryeministri ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.