Drejtoresha e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompentencat e titullares së institucionit te Romina Kostani, pas u vendos në masë sigurie arrest në shtëpi nga Prokuroria e Posaçme dhe nën hetim për tenderë të dyshimtë.

Vendimmarrjen për çështjet e sigurisë kibernetike, Karçanaj e delegon tek Enis Ylli drejtor i monitorimit e mbrojtjes kibernetike dhe te Marko Çela drejtori i infrastruktura e-Gov.

Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.

Drejtoresha Karçanaj u vendos masa e “arrestit në shtëpi”, nën akuzë nga SPAK për “shkelje e barazisë në tendera”.

“VENDIMI

Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,

Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.

Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.