Siç bëhet e ditur nga autoritetet e Austrisë, 1029 kërkesa janë dorëzuar për azil nga kosovarët duke kaluar kështu edhe sirianët të cilët po ikin nga lufta në vendin e tyre
Në janar 910 persona nga Siria kanë bërë kërkesa për azil, 622 nga Afganistani dhe 289 nga Iraku.
Vitin e kaluar sirianët kanë qenë grupi më i madh i refugjatëve që kanë kërkuar azil në Austri, në të dytin afganët, rusët e pastaj ata nga Kosova.
Numri i azilkërkuesve në Austri është rritur shumë duke pasur parasysh se në krejt vitin 2014, 1901 qytetarë nga Kosova kanë kërkuar azil ndërsa vetëm në janar të këtij viti ky numër e ka kaluar 1000./KosovaPress/