TIRANË- Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar një nga çështjet që ka hapur më shumë debat, pas detyrimit për të mbajtur maskën edhe në ambientet e hapura. "Në restorant pa maska, në rrugë me maska", shumë e kanë konsideruar si të pavend, por Rakacollli tha se maska duhet mbajtur kur lëvizet në ambientet e brendshme, dhe ajo hiqet kur konsumohet ushqimi.Megjithatë, risku i infektimit ekziston në të dyja rastet.
"Baret dhe restorantet janë rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit, nuk ka një masë të vetme që të na mbrojë, duhet të ruhet distanca, të respektohet higjiena personale, pra nëse do hyjmë në bar apo restorante, edhe sot kur maska nuk është e detyrueshme ne marrim një risk. Do të respektojmë distancat dhe higjienën dhe ky risk është njësoj edhe kur do të vihen maskat. Vetëm në momentin q do të konsumohet ushqimi do të hiqet maska, kur hyjmë dhe dalim duhet ta heqim.
Parku është ambient i hapur, në park nuk respekton maskën, mund të jesh më i rrezikuar se në një bar kur ruan distancën. Dhe kjo është e vërtetuar, ka studime", tha Rakacoli.
Sa i përket palestër, në këtë rast nuk është e rekomandueshme mbajtja e maskës, pra në momentin që kryhet aktiviteti fizik.
"Shkuarja në palestër ka të mirat e veta, por ke më shumë rrezik, por në momentin që bëhet aktiviteti fizik mbajtja e maskës mund të dëmtojë, nuk duhet të mbajë, por kur lëviz në ambientet e saj", tha Rakacolli në Report Tv, duke thënë se në ditët në vijim do të publikohen udhëzimet e plotë se ku nuk duhet të mbahet maska dhe kush përjashtohet nga kjo kategori Kur bëhet aktiviteti fizik hiqet maska, kur e mbarojnë e vendosin. "Kur janë disa njerëz që nuk kanë mundësi fizike, kur vuajnë nga sëmundje kur mbajtja e maskës i pengon që të marrin frymë, me rekomandim nga mjeku, do vihet në dijeni policia për këtë", shtoi zv. ministrja.
Sa i përket akuzat të kryedemokratit Lulzim Basha se situata në dy spitalet COVID është alarmante, dhe se nuk ka vaksina të gripit mjaftueshëm, Rakacolli tha se nuk qëndrojnë. "Kemi marrë 368 mijë doza vaksinash, mbulojnë grupet e riskut. Në dy spitalet COVID, nuk është arritur kapaciteti maksimal", tha Rakacolli.
VIDEO / Intervista e plotë
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u ka kthyer të gjithë skeptikëve që thonë se "po shkove në spital nuk shpëton".
"Në spital ndodhin vdekje, lajmi i dhimbshëm shpërndahet më shpejt se lajmi i mirë, por shërohen më shumë njerëz, dalin më shumë të shënruar, por nuk bëhen publike", tha Rakacolli.