'Dy spitalet COVID janë plot' Basha thirrje mjekëve: Mos heshtni, do te jeni bashkëfajtor për humbjet e jetëve! Jo maska, por masa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parashikuar një skenar të errët për vendin lidhur me pandeminë, ku tha se shifrat po rriten më 30 % vetëm në 10 ditë.  Basha tha se  kapacitetet në spitalin Covid1 dhe Covid2 janë të shteruara, ndërsa shprehet se çfarë po bëhet me Covid3 dhe pse nuk hapet, por përmendet vetëm si propagandë.

Basha bëri thirrje për shtime të testimeve, të bëhet vaksina e gripit për të gjithë popullsinë dhe  se shteti i ka braktisu të varfrit duke i bërë ata edhe më të mjerë.

"Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguan qytetarët dhe ekonomia. Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%.  Sistemi shëndetësor është në kolaps. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfrit të mjerë.  I vetmi qe nuk ka mare asnjë mase per krizën qe i ka trokitur në derë është Edi Rama. E gjithë përgjigjja e Ramës për pandeminë është "Vini maskë!". Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë. Sot për sot ajo që ka rëndësi për jetën e njerëzve është që Rama të marrë masa për jetën e njerëzve. I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar. Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për mjekët, 500 për infermierët.  Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë me te. Mjekët tanë e kanë trajnimin dhe kapacitete edhe pse ky i ka gënjyer dhe su ka dhënë lekët e premtuara.  Testimi i personelit mjekësor është lënë në mëshirë të fatit. Kemi që në korrik që kërkuam vaksinën kundër gripit për të gjithë popullsisë, pasi shteti i ka mundësitë, janë mjaftuar me një deklaratë se kemi blerë 200 mijë dhe njerëzit vërdallisen dhe nuk e bëjnë. Le që janë të pamjaftueshëm pasi vetë pensionistët janë 500 mijë këto kanë marrë 200 mijë pasi nuk e kishim mendjen në korrik të bënin atë që bën vendet e tjera, por e kishim mendja te marrja e thesarit. Kurba e infektimeve ka nisur rritjen vertikale. Çdo viktimë nuk është më thjeshtë viktimë e pandemisë, por dhe e korrupsionit të Ramës", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Basha-Ramës: Nëse kanë interes politikanët, gjykatësit korruptohen! Drejtësia e kapur nga PS

Kryedemokrati Basha i është përgjigjur deklaratës së Ramës për gjyqtarët e korruptuar. Basha tha se kjo vjen nga një politikan i korruptuar i cili duke shprehur se vetëm nëse i intereson një politikani, gjyqtarët mund të marrin rryshfete.

"Këtë e thotë një hajdut. Një politikan i korruptuar ka interes që një gjyqtar mos ta ndjekë penalisht për ta futur në burg. Sa kohë të jetë Rama kryeministër, nuk do ketë drejtësi. Drejtësia është e kapur nga PS. Pozitivja është që nesër me qeverinë, nuk mund të thotë që kjo është e qeverisë të ardhshme.  Është e qartë që drejtësinë e korruptoi politika. Mjafton të shohësh çështjet e Dakos që e mban ende në kryesi" - tha Basha.

Ndërkohë më herët, kryeministri Rama në një mbledhje për luftën kundër krimit, tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut.

Ai tha se ky proces nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t'i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar.

Ora 13:01
'6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim', Basha korrigjon gafën dhe i përgjigjet Ramës: I dëgjoka fjalët e mia se është tallur me lapsusin! Vëri gishtin kokës, lëri gomarlliqet

Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se ajo që po ndodh në Ballsh, duke iu referuar grevës së naftëtarëve po ndodh kudo.

"Ajo që shikoni në Ballsh po ndodh kudo, në qendër të Tiranë dhe në fshatra të Tiranës. Numri i njerëzve që kanë arritur falimentin financiar po rritet me shpejtësi. Kjo kuptohet nga shifrat e rënies së konsumit.Vini kamerën në një lagje të Tiranës, ska nevojë të dilni në vende të tjera. Shikoni çfarë blen një familje shqiptare në ditë. Hiq një grup qeveritarësh të korruptuar, një grup trafikantësh që pastrojnë paratë e tyre të pista pjesë tjetër e popullsisë ka arritur në nivelin e shterimit të buxhetit. Plani ynë ka vetëm një qëllim për shqiptarët", tha Basha.

Më tej është ndalur te "gafa" që bëri ditën e djeshme, ku tha se '6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim", të cilën Rama e komentoi duke e quajtur artist. Kreu demokrat i thotë Ramës të mos merret me gafat e tij të cilat nuk i sjellin asnjë humbje shqiptarëve. Ndërkaq e ka korrigjuar edhe lapsusin e bërë duke deklaruar se donte të thoshte 6 në 10 biznese.

"Mosmarrja e masave rrezikon jetën shëndetin dhe paqen sociale. Mosmarja e masave do të thotë të lesh shumicën e shqiptarëve pa bukë. Dje e patë se si një se si një njeri  që nuk ka pasur kurrë zemër dhe sy  pë shqiptarët e tradhëtoi veten e tij sepse e kishte ndjekur konferencën tonë, sepse është tallur me lapsusin. Kur të bëj lapsus herën tjetër do ta nxjerr vetë që të mos merret ai. Ato lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve.

Ai lapsus është 6 në 10 biznese, e thotë banka botërore, 6 në 10 biznese nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia jo për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve por për të vazhduar vjedhjen dhe për të mbushur hapësirës mediatike me gomarlliqe të tilla. Ka cinizmin kriminal të mos i përgjigjet as kërkesave më kriminale për tu ardhur në ndihmë atyre. Meqë e dëgjon konferencën po ia përsëris edhe nëjherë planin dhe po i them ti vërë gishtin kokës dhe të mos merret me cic mice dhe gërr vërre, e kuptoj se janë pjes e reumatzmës politike që e ka zënë", shtoi Basha.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O zej: 13/10/2020 17:04

    O legen po ti i shpetov drejtesise me raporte

    Përgjigju
  • Leli: 13/10/2020 13:53

    Gomarlleqet etua lulush nuk Kane fund. Bukurani hollandes

    Përgjigju
  • Leli: 13/10/2020 13:49

    Me gomar se je ti dhe gomarlleqet qe ben '

    Përgjigju
  • Taulant: 13/10/2020 13:11

    O domate, Ballshin e ka gatuar Saliu qe kur ia shiti ARMON Tacit, ndaj krimin e babait tend mos ia ras tjetrit.

    Përgjigju
  • vemje: 13/10/2020 13:03

    hahaha lot. E keni mesuar permendesh vjershen e 5 pikave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakë e gomave pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakë e gomave pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën