Ndërsa dje botuam traktin pesë, sot sjellim traktinme numwr 1, ku ai rrëfen vrasjen e 65 fshatarëve nga Mugosha, Mehmet Shehu dhe Fiqrete Sanxhaktari, ndërsa pak më poshtënë këtë trakt shënon se arsyeja e dështimti të marrëveshjes së Mukjes ishte se atje flitej për Shqipëri Etnike, e domosdo për Kosovën, çështje që Popoviç e Mugosha nuk donin as ta përmendnin.
Më pas Staravecka tregon për terrorin dhe masakrat në Berat, ku siç thotë: “Në Berat vramë e premë pa hak për t’u marë paratë njerzve, Beratin e bëmë shtetrrethim që nuk e bëri as fashizmi; filluam e kontrolluam brekët e grave nëpër shtëpija, duke i rrethuar shtëpit’ e Beratit me mitraloza; duallëm e bëmë çarmatimin e Nahijes, në katundin Perisneka zumë gratë nga sisët e nga shalët, e ku e di unë sa të tjera..”.