Në botën e Putinit- Katër intelektualët agresivë që frymëzojnë diktatorin rus

Në botën e Putinit- Katër intelektualët agresivë që frymëzojnë diktatorin rus

Presidenti rus, Vladimir Putin

Si funksionon dhe në çka beson Vladimir Putini? Kjo është pothuaj e pamundur të vlerësohet nga jashtë. Por ka disa indikacione mbi idhujt e Putinit. Më 22 shkurt 2022 ai tha: “Kush thotë se e mira duhet të jetë përherë e padhunshme?”

Dhunën ai e kishte paralajmëruar hapur disa herë, por mbase më së qarti më 2018, kur Putin tha se do të reagojë me të gjitha armët ndaj çdo “vendimi” për të “zhdukur Rusinë”: “Po, kjo do të ishte një katastrofë për njerëzimin dhe botën… Por çfarë na duhet bota pa Rusinë?”

Putin nuk është intelektual, ai vjen nga bota e shërbimeve sekrete, por janë së paku 4 intelektualë agresivë, ultrakonservatorë, ultrafetarë dhe ultranacionalistë të cilët kanë ndikim në mendësinë e Putinit:

– Aleksandar Dugin (1962) është një publicist nacionalist që urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe liberalizmin perëndimor. Në mars të vitit 2018, para 4 viteve, Dugin qëndroi në Beograd dhe Shkup, ku prezantoi një libër të tij. Në një hotel në Shkup ai foli para 400 të interesuarve, kryesisht nacionalistë maqedonas. Qëllimi i vizitës ishte mobilizimi i qarqeve antiperëndimore në Ballkan dhe kundërshtimi i hyrjes së Maqedonisë në NATO.

Dugin ndihet i nderuar kur etiketohet si fashist. Dugin e adhuron Carl Schmittin (1888-1985), juristin kryesor të Adolf Hitlerit, dhe Julius Evolan (1898-1974), liderin e të djathtës italiane. Evola, sipas gazetës gjermane DIE ZEIT, adhurohet nga Steve Bannon, ish-këshilltar për siguri i Donald Trumpit, dhe simpatizant i Putinit. Sa i përket Carl Schmittit: më 1925 ai u martua me serben Dushka Todoroviq. Në prag të Luftës së Dytë Botërore shkrimtari serb Ivo Andriq, autor i një traktati antishqiptar, ishte ambasador i Jugosllavisë në Berlin.

Atje ai u njoh me Carl Schmittin. Në një letër që Schmitt ia dërgonte gruas së shkrimtarit Ernst Jünger shkruante: “Gjithnjë e më shumë po dashurohem në novelat e Andriqit. Së shpejti do t’ua dërgoj një ekzemplar”. (Më shumë mbi Aleksandar Duginin dhe botën e tij një tekst imi nga marsi i vitit 2018: https://www.tagesanzeiger.ch/…/der…/story/22214725)

– Filozofi i preferuar i Putinit është Ivan Iljin (1883-1954). Ai ishte kundërshtar i lëvizjes bolshevike dhe emigroi në Europë. Vdiq në një fshat afër Zürichut. Iljin paralajmëronte se qëllimi i Perëndimit është të copëtojë Rusinë dhe t’ia gllabërojë Ukrainën. Sipas Iljin në betejën kundër Perëndimit Rusinë e shpëton një lider i madh. Iljin ëndërronte një Rusi metafizike. Putin e sheh veten si lider të kësaj Rusie. Ivan Iljin ka doktoruar mbi “Filozofinë e Hegelit si doktrinë e konkretësisë së zotit dhe njeriut”.

– Vlladimir Sollojov (1853-1900) ka qenë filozof, teolog, poet, publicist dhe kritik letrar rus. Tema qenësore e veprave të tij është njeriu dhe zoti dhe sundimi universal i zotit.

– Filozofi Nikollaj Berdjajev (1874-1948) ka qenë i bindur se vetëm krishterimi e shpëton personalitetin e njeriut nga kolektivizmi kokëbosh.

Me rastin e festës së Vitit të Ri 2014 Putin organizoi një pritje. Funksionarë të lartë, guvernatorë dhe zyrtarë partiakë morën nga duart e Putinit si dhuratë tri vepra filozofike me autorë Ivan Iljin, Vlladimir Sollojov, Nikollaj Berdjajev. Pak javë pas kësaj pritjeje Putini pushtoi Krimenë, siujdhesën strategjike ukrainase, pastaj pjesë të Donbasit në lindje të Ukrainës dhe tani synon të gllabërojë mbarë

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja