Futbollisti brazilian Neymar ka marrë kritika të shumta nga fansat e tij për shkak se nuk ka marrë pjesë në homazhet dhe funeralin e Pele i cili vdiq disa ditë më parë.
Ylli i PSG-së ka dhënë arsyen e angazhimit të tij me skuadrën franceze si motiv për mungesën e tij në funeralin e mbretit të futbollit Pele. Por këto pretendime të tij ranë poshtë në momentin që u publikua një video e Neymar i cili duket qartë duke kërcyer në të njëjtën ditë kur në Brazil i jepej lamtumira Peles.
Zhurma e kritikave shoqëroi zgjedhjen për të mos qenë fizikisht i pranishëm në Santos, duke lënë të atin të shkonte atje në emër të tij.
“Ai është shumë i pikëlluar, – pranoi babai. – Djali im më kërkoi të isha këtu në vendin e tij për t’i dhënë mbështetje familjes së Peles. Ne e dimë se sa keq është të humbasësh dikë. Nuk humbëm vetëm sportistin, por edhe personin”.
"Nuk kishte “veto” nga Paris Saint-Germain. Po të kishte dashur, askush nuk do ta pengonte të hipte në fluturim dhe të mbërrinte atje për të bërë homazhe ndaj kampionit që vdiq në moshën 82-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga një tumor. “Për karnavalet ia doli të çlirohej…”- janë disa prej komenteve më të ashpra ndaj tij.
Por ai ka shokë me vete, sepse opinioni publik nuk ka kursyer edhe Kakà apo fenomenin Ronaldo, mungesa e të cilëve në funeral është pjesë e polemikave. Gjithçka ka për bazë mungesën e respektit për një legjendë të futbollit brazilian.
Pikërisht në ato orë kur në Santos po binte velloja e lotëve dhe trishtimit, ai performoi në një klub gjatë një feste së bashku me këngëtaren Ana Aoas (e cila ka publikuar videon në rrjetet sociale) dhe Carol Cabrino, gruaja e Marquinhos.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.1%
-
Jo
80.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League mbylli sot ndeshjet e ligës me 18 duele, skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave dhe play-off! Surprizojnë Reali, Juvja dhe Interi, ngec edhe PSG! Eliminohet Napoli
28 Janar, 22:58
-
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar! Emrat 'big' që mund të mbeten jashtë, Napoli rrezikon eliminimin (LLOGARITË)
28 Janar, 09:03
-
VIDEO/ 'Kokë më kokë' me Lensin, PSG fiton 0-1 në fushën e Auxerre dhe merr kreun e Ligue I
24 Janar, 12:39
-
Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’! Man. City ‘ngrin’ në Bodo, dështon PSG e Napoli! Reali gjashtë gola Monacos
20 Janar, 22:58
-
Champions League rikthehet pas 40 ditëve pushim, sot Inter - Arsenal dhe Sporting - PSG! Në fushë Real Madridi, Man. City e Napoli
20 Janar, 10:51
-
GOLAT/ PSG harron eliminimin nga Kupa e Francës, mposht 3-0 Lillen në 'Parkun e Princave' dhe merr kreun e Ligue I
17 Janar, 10:05
-
VIDEO/ Paris FC turpëron PSG-në në 'Parkun e Princave', e eliminon nga Kupa e Francës që në raundin e 1/16-ave
13 Janar, 10:40
-
VIDEO/ PSG fiton Superkupën e Francës për herë të 14-të, Marseille dorëzohet te penalltitë
9 Janar, 14:08
-
Neymar rinovon me Santos, kërkon Kupën e Botës: Kjo është shtëpia ime, këtu realizoj ëndrrat
7 Janar, 12:04
-
GOLAT/ PSG fiton trofeun Interkontinental, mposht Flamengon pas penalltive dhe heroizmit të portierit rus! Kupa e gjashtë sezonale për francezët
18 Dhjetor 2025, 09:00
-
Kylian Mbappe fiton gjyqin me PSG-në, ish-klubi detyrohet t'i paguajë 60 milionë euro
16 Dhjetor 2025, 13:58
-
Dëmtuan autobusin e PSG-së në mbrëmjen Champions, arrestohen dy tifozët e Bilbaos
12 Dhjetor 2025, 15:34
I plasi Nejmarit per Pelen….le qe as neve sna plas hic…ai e beri jeten e vet, sdi rronte pafund
PërgjigjuPerse cfare duhet te bej ai te vajtoj ? Ne moshen e Peles te vdesin te gjithe , ai i kishte ber ditet e zotit
Përgjigju