Pak çaste më parë në Bukuresht të Rumanisë është hedhur shorti i Europianit të 2020 ku pjesmarrës ishte edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka, i cili njëkohësisht mban edhe postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të institucionit më të lartë të futbollit në Europë.
Sipas një njoftimi të FSHF-së, duke përfituar nga rasti, Duka e ka diskutuar temën e ndihmave për të prekurit nga tërmeti me këshilltarët e lartë të UEFA-s. Presidenti i FSHF-së gjithashtu u ka bërë të ditur situatën edhe presidentëve të federative Europiane.
Postimi i FSHF-së
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshilltarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.
Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.