Në burg për trafik droge, së shpejti pret të diplomohet nga qelia! Donaldo Lushaj student online i ‘Bujqësorit’! Pedagogia: Izolimi e ka bërë më të zellshëm

Donald Lushaj pret të diplomohet në korrik të këtij viti në degën menaxhim agrobiznes pavarësisht dënimit me 10 vjet e 8 muaj burg për trafik kokaine. Nga qelitë e Peqinit ai ndjek leksionet online ndërsa përfundimi i studimeve ka mbetur peng i një përgjigje nga drejtoria e burgjeve për praktikën profesionale.

Akuzat për trafik kokaine nuk e kanë penguar 30-vjeçarin Donaldo Lushaj të ndjekë universitetin nga qelia e burgut të Peqinit ku madje pret të diplomohet në korrik të këtijviti. Pas arrestimit në shkurt 2018, për trafikimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, 30-vjeçari ka zgjedhur t’i vijojë studimet e larta edhe në kushtet e privimit të lirisë.

Ai ishte regjistruar si student I fakultetit të ekonomisë në vitin 2012-2013, por studimet nuk i mbylli dot brenda 3 viteve. La disa provime dhe disa lëndë për frekuentim.

Gjatë tri viteve të para të dënimit, ai kërkoi të vijonte arsimimin dhe në 27 tetor 2021 mori aprovim për rinisjen e studimeve në degën menaxhim agrobiznes në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Nga ambientet e burgut ku duhet të vuajë 10 vjet e 8 muaj heqje lirie, ndoqi online nëpërmjet platformës Zoom 2 module dhe I kanë mbetur 2 provime.

Në lidhje direkte online gjatë kohës ku studentët po ndiqnin leksionet nga auditorët e shkollës ishte dhe Donaldi I heshtur nga qelia, që vetëm dëgjonte. Një nga pedagoget e tij tregon se e memorizon shumë mire Donaldin si një nga rastet e veçanta ku mësimi jepet në kushte të pazakonta.

“Ju e dini që kemi shumë student ndonjëherë dhe e kemi të vështirë për të memorizuar , por në këtë rast Donaldin e ka memorizuar sepse është rast I veçantë. Mendoj që Donaldi është bërë student më I zellshëm tani që është në kushtet e izolimit sesa më përpara. Në lëndën time me provimin që dha e pashë që kishte studiuar. Mori shtatë. Nuk u krijuan data të veçanta për ta . Provimi u bë në kohë reale I mbikëqyrur nga unë, por dhe punonjësi social.” -tha pedagogia e tij.

Nga burgu i Peqinit ku po vuan dënimin e tij Donaldo Lushaj pret të diplomohet në korrik nëse arrin të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj universitetit. Një ndër këto detyrime është kryerja e praktikës profesionale. Në kushtet ku ndodhet 30-vjeçari, Universiteti Bujqësor i ka sugjeruar Drejtorisë së Burgjeve që i riu të kryejë praktikën në administratën e Burgut në mënyrë që i riu të ketë mundësi të marrë diplomën e Bachelorit që po i shkon një dekadë.

“Sigurisht situata është e paprecedentë në sensin që studenti është i dënuar është  I izoluar . Ne zakonisht I dërgojmë studentët në biznese për të realizuar praktikën profesionale. Në rastin e Donaldit duke marr parasysh rrethanat kemi kërkuar nëpërmjet punonjësit social të burgut të Peqinit që të mundësohen rrethanat që Donaldi ta kryej praktikën profesionale tek administrata e burgjeve . Presim përgjigje nga punonjësi social I Burgut të Peqinit lidhur me këtë çështje.” – tha zv.rektori.

Pavarësisht ndjekjes së studimeve nga qelia, përgjigja e Drejtorisë së Burgjeve për kryerjen apo jo të praktikës profesionale është vendimtare për diplomimin e Donal Lushajt nga qelia.

Sot në burgjet shqiptare janë 14 të burgosur që kanë lënë përgjysmë studimet e larta. Ndër ta vetëm dy prej tyre kanë paraqitur kërkesë për të vijuar shkollimin.

LUSHAJ NGA BURGU KA FREKUENTUAR ONLINE:
Drejtimi i burimeve njerëzore
Praktika Profesionale
LËNDËT PËR T’U DHËNË PROVIM
Komunikim biznesi
Marketing agroushqimor
Financë
Çmimet dhe tregjet e produkteve bujqësore
Drejtimi i burimeve njerëzore

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taki: 14/06/2023 08:04

    Po simund te denohet kaq shume. Apo duhen bere koka turku. I mbushet burgjet me te varfer more. Edhe 3 vjet e ka shume, Ne europe nuk te denon njeri ne keto rrethana. Ndoshta ne arabi jepen keto denime

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2023 00:29

    10 vjet e 8 muaj! Nuk eshte ide e keqe diplomimi nga burgu,nuk mbetesh injorant si shumica e atyre qe popullojne qelite,nga ana tjeter,pse nuk vazhdoi ekonomikun,apo gjykuar nga dega e re qe zgjodhi /menaxhim agrobiznesi/ ka vendosur te kaloje ne biznes bimesh/speciale/?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale