Në burg për shitblerje vote, Fredi Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet

Në burg për shitblerje vote, Fredi Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet

Fredi Beleri

Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për shitblerje vote ka ankuar vendimin e Gjykatës së Vlorës që lejoi përgjimin e tij me audio dhe video për shkëmbimin e parave në këmbim të 8 votave. Avokatët e kandidatit fitues në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Himarë kërkuan që përgjimet e realizuara me urdhër të Prokurorisë të shpallen të paligjshme.

Çfarë treguan përgjimet
Pazari për votat që kërkonte kandidati i dyshes Berisha Meta është dokumentar. Ndihmësi i Belerit shkoi me 40 mijë lekë për 8 vota, që do ia conte bashkëpunëtorin e drejtësisë. Ky i fundit u vonua në takim dhe në një moment ndihmësi e telefonon Belerin duke i treguar se personi nuk gjendej aty. Beleri shprehet “prit një minutë” dhe më pas bashkëpunëtori i drejtësisë shfaqet në vendtakim për të marrë paratë nga ndihmësi i Belerit. Paratë për 8 vota u dhanë në një ËC dhe se ky moment është vetëm me audio dhe jo i filmuar dhe me kamera sikurse takimet e tjera nën vëzhgim nga një grup i Policisë së Shtetit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 12/06/2023 11:27

    IK MORE HAJDUT ORDINER...

    Përgjigju
  • Iris: 12/06/2023 02:23

    Pergjimet jane bere me urdher e leje nga prokuroria,perse duhen shpallur te paligjshme? Cfare argumentesh jep avokat Bizeluqi i Koke Patates?

    Përgjigju
  • Gjergj: 11/06/2023 20:16

    Ore lepur, je nè mèndje ti? Votat i bleve, me tè blerat, edhe fitove. Duke blerè, tè zunè,,,gruan e ke tè fortè dhe nuk thotè qè mè ka zènè veremi dhe nuk kujdesem dot pèr fèmijèt,,,,ku tè dalèsh ti nga biruca? Rri aty tani dhe mos bèj zè. Tè jem unè gjyqtar apo prokuror i çèshtjes, nuk del kurrè zotrote. Edhe ato restorante, ti bèj rrafsh me tokèn.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 11/06/2023 19:30

    Pse spo kërkon te shpallen të paligjshme zgjedhjet ne himare qe i bleve me para te investuara nga greqia ? Kqz të shpalle te pavlefshme zgjedhjet në himare.

    Përgjigju
  • Junallotusi: 11/06/2023 18:28

    Përgjimi ishte i paligjshëm thotë gomori. Po ajo që po bëje ti ishte e ligjshme? Në Gërqi po, por jo këtu

    Përgjigju
    • Sati: 11/06/2023 19:11

      Pazari ish i ligjhëm .ha sup spitali tani.

  • Luli: 11/06/2023 17:07

    Kur kalon shume gardhe do te hyje nje hu ne b*th. Jepini denim shembullor ketij maskarai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur