Në burg për spiunazh pas incidentit të Gramshit, nis donacioni online për lirimin e ruses: Kërkojmë fonde për avokat

Në burg për spiunazh pas incidentit të Gramshit, nis donacioni online për lirimin e ruses: Kërkojmë fonde për avokat

Svetlana Timofeeva dhe donacioni i nisur online për lirimin e saj

Svetlana Timofeeva u la në burg nga gjykata e Elbasanit pasi dyshohet si e përfshirë në incidentin e Gramshit të 20 gushtit. Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tentuan të fotografojnë objektin ushtarak. Për lirimin e 33-vjeçares ka nisur një donacion online për Svetlana Timofeevën ku kërkohet një mbledhje fondesh për një avokat për mbrojtjen e Lanës (emri që njihet në rrjete sociale).

‘Mund të lexoni tashmë në media se Lana akuzohet për spiunazh në Shqipëri pasi tentoi të vizitonte një fabrikë ushtarake të braktisur në Gramsh. Ne po fillojmë një mbledhje fondesh për një avokat për të mbrojtur Lanën nga një dënim që nuk i përshtatet shkeljes së saj. Linku i dhurimit është në bio të profilit.’

Donacioni online

Kujtojmë se Timofeeva sëbashku me dy të huajt kanë kërkuar lirimin nga ‘Apeli’ pasi u lanë në burg nga Gjykata e Elbasanit.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komunisti i fundit: 31/08/2022 21:00

    Te denohet per agjitacion e propagande. Si fillim me 15 vjet kurse ne diten e lirimit ti jepen edhe 10 vjet te tjera. Rrofte Partia dhe shoku Ed!

    Përgjigju
  • Elton: 29/08/2022 19:13

    Spiunet e leshit.

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/08/2022 14:07

    Qfar u duhen donacione kur e kan avokatin Edvin shkjaun shqipfolës rusofilin e betuar

    Përgjigju
  • Beno: 29/08/2022 13:54

    Hahahah rojet e stallave u sulmuan me spray pikant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj