Në burg për spiunazh për incidentin në Gramsh! 2 rusët e ukrainasi kërkojnë lirinë në Apel
2 rusët dhe ukrainasi në sallën e gjyqit në Elbasan
Dy ditë pasi u lanë nga Gjykata e Elbasanit në burg për akuzën e spiunazhit dhe sulmit të ushtarëve, 2 rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit.
Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tenduan të fotografojnë objektin ushtarak. Në përgjigje të thirrjeve të ushtarëve rojë për të ndaluar, rusi Zorin sulmoi me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë duke i dëmtuar në fytyrë.
Avokati i rusit tha se ai sulmoi me spraj me spec djegës pasi ka debatuar dhe është ndjerë i dhunuar nga ushtarët. Të tre të arrestuarit pretendojnë se janë blogerë ndërsa në momentin e arrestimit nuk kanë dashur që të njoftohen selitë respektive diplomatike në Shqipëri.
Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Ndërkohë edhe gjatë 21 gushtit policia ka arrestuar katër turistë çekë në fabrikën e Poliçanit. Ata u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. Ata po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan, ndërsa për tu futur kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin. Por, në fakt pisa e hetimeve për ta nuk është spiunazhi, pasi dyshohet se ishin thjesht turistë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama batuta me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dashin! Luli mundohet, por s’bëhet! Berisha e di që do humbasë, do thotë 'e vodhi Sorosi' (VIDEO)
28 Mars, 17:33
-
Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve
28 Mars, 15:20
-
Më inovatori, prezantohet projekti i Automotopark në Elbasan! Rama: Brenda 2030 presim Formula 1! I hapur 365 ditë të vitit
28 Mars, 13:21
-
Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara
28 Mars, 12:25
-
Transformimi i Parkut Metalurgjik, Rama: Ta kthejmë në një destinacion! Pika që do të bashkojë Tiranën me Elbasanin! Bashkë me Auto Moto Parkun, frymëmarrje e re për qytetin
28 Mars, 12:07
-
Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave
25 Mars, 09:22
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars, 16:05
-
Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)
22 Mars, 14:28
-
Elbasan/ Dhëndri i Qazim Sejdinit tenton të shtypë me makinë efektivin, vihet në pranga! 50-vjeçari drejtor kabineti në Këshillin Bashkiak
21 Mars, 10:01
-
Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola
20 Mars, 09:05
-
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
19 Mars, 11:57
-
Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)
19 Mars, 08:58
manover avokatesh per te mare leket, shteti i paguan.
Përgjigju