Edhe pse është kohë pandemie në Burrel nuk duan t’ia dinë, madje thyerjen edhe rregullin e vendosur që ndeshjet të luhen pa tifozë.  Këtë gjë e vërteton pjesëmarrja e lartë në shkallët e stadiumit në sfidën e sotme ndaj Besëlidhjes siç shihet në foto, ku tribuna ka qenë e mbipopulluar me tifozë.

Përveç organizatorëve të ndeshjes, që është klubi pritës, përgjegjës për situatën është edhe delegati i ndeshjes që përzgjidhet nga FSHF.

Nuk dihet nëse kjo situatë do të jetë objekt diskutimi dhe dënimi nga Komisioni i Disiplinës.