Murgeshat ofrohen për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, familja nga Belshi refuzon! Problemet për pronësinë, mbajnë prej 11 muajsh në çadër fëmijën e mitur

Fatmir Kullolli me bashkëshorten dhe djalin e mitur jetojnë prej 1 viti në çadër, pasi shtëpia e tyre në fshatin Çestie të Belshit u shemb nga tërmeti. Ata shprehen se nuk kanë gjetur mbështetje nga Bashkia e Belshit.

"Tërë natën kemi ndenjur pa gjumë se na futej shiu brenda. Kërkojmë ndihmë nga pushteti vendor, na thonë nuk kemi fonde", tha burri i shtëpisë.

"Gjoja na kanë dhënë ca ushqime, por unë dua shtëpi. Në bashkin e Belshit më kanë thënë që e kemi bërë për çunin e burrit, Aleks Kullollin. Një baba kanë të dy djemtë dhe ai dhe ky i imi. Nuk ka pse ky i vogli im të fle në çadër, kur ai fle te shtëpia gjyshes. Ne jemi njerëz mbi të gjitha, nuk jemi kafshë, është e pamundur të jetoj këtu në këtë çadër ku gjithçka është lagur. Ne shkojmë në bashki ajo na përcjell me gjëra të vogla", tha gruaja.

Djali i vogël, 11 vjeç i cili ndodhet në klasë të 6-të kërkon një shtëpi ku të bëj detyrat rehat. "Dua një shtëpi të fusë kokën dhe të bëj detyrat rehat me dritë se s'kam ku ti bëj", tha i mituri.

Drejtori i Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Belshit, Ndriçim Qose tha për Report Tv se kanë dërguar ushqime, por e kanë të pamundur t'u ofrojnë një banesë. Zyrtari vendor shkon më tej, kur shprehet se organizata humanitare "Caritas" është tërhequr nga projekti për të rindërtuar shtëpinë e familjes Kullolli, sepse kryefamiljarja nuk ka pranuar të hipotekohet në emrin e Aleks Kullollit. Ky i fundit është djali i Fatmirit nga martesa e parë, që vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht jeton me gjyshen.

"Ramë dakord me donatorin që do i bënte shtëpinë nga e para, dhe me organizatën "Caritars" do i bënte shtëpinë me kushtin që Aleksi të jetonte brenda familjes së tyre dhe që shtëpia të ishte në emër të Aleksit me qëllim që ai të jetonte me ta dhe jo me qëllim ta kërcënonin, zonja e keqkuptuar", tha Qose.

E gjendur pa një çati mbi kokë dhe me probleme të theksuara sociale, kjo familjen apelon për ndihmë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/10/2020 03:11

    Kjo familje e ka kot qe reziston,Aleksi ka pjese gjithmone, ne cfaredo shtepie te ndertohet,pasi e ka kete te drejte automatikisht nga babai.Edhe sikur te jete perhere me gjyshen,ai prape ka te drejten e prones mbi shtepine njelloj,si 11 vjecari.Tani, duket qe nena, do qe shtepine ta kete vetem djali I vogel,por ligjerisht eshte e pamundur.Gjithashtu, mendoj qe nuk do te kujdeset per nje person me probleme mendore.Nuk thuhet se nga vuan,por ne se ka skizofreni,mund te mos e pranoje ,me motivacion qe rrezikon jeten e djalit te vogel.Ky justifikim vlen vetem ne kete rast,dhe jepet me vendim mjekesor e gjyqesor,por prape, kjo nuk ia mohon djalit te pare, te drejten mbi pjesen e tij te prones.Ngushellimin e vetem qe mund t'ju jap eshte qe ,duke qene me probleme mendore e ndoshta pa trashegimtare,shtepia ne fund do t'i mbetet djalit te vogel,n.q.s.babai nuk ka ndonje plan tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet