Dashi
Marsi do ju bëjë shumë më të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni më kokëfortë si më parë. Për ju të dashuruarit priten momente të lumtura gjithë kohës. Do ndiheni mjaft të kënaqur në krahët e partnerit dhe nuk doni të ndaheni për asnjë çast. Ju beqarët ka rrezik të bien në dashuri me personin e gabuar dhe mund të lëndoheni.
Demi
Gjatë kësaj dite disa sektorë do jene delikatë dhe do kërkojnë më shumë përkujdes. Mos u nxitoni për asgjë dhe harxhoni pak më shumë kohë para se të bëni lëvizjen e fundit. Çështjet e zemrës nuk do ju ecin keq ju të dashuruarve, megjithatë ka edhe më mirë. Shfrytëzojeni çdo moment.
Binjakët
Dielli do bëhet bashkë me Marsin gjatë kësaj dite dhe do shtojëgjallërinë në jetën tuaj. Do keni edhe më shumë vullnet për t’i bërë gjërat si duhet dhe për të arritur objektivat. Për ju që jeni në një lidhje orët e para do jenë të mira, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë.
Gaforrja
Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here mund të gjendeni edhe në situata delikate. Tregohuni të ndërgjegjshëm dhe mos u nxitoni për të hedhur hapa. Për ju të dashuruarit dita e sotme do fillojë mirë. Gjithçka do të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozine
Luani
Urani, planeti yt sundues, me kalimin e ri rrit krijimtarinë dhe dëshirën për iniciativë, por gjithashtu sjell mospërputhje me rutinën dhe gjërat e përsëritura. E ndien thirrjen e risisë dhe të eksperimenteve, nuk mund të rrish pa vepruar. Ky është një muaj nervoz për ata që duan të ndryshojnë punë.
Virgjëresha
Sot mund të keni disa kegkuptime me partnerin, por një bisedë e sinqertë do të ndihmojë për t'i sqaruar. Në aspektin profesional, do të keni mundësinë të tregoni aftesite tuaja dhe të fitoni respektin e kolegeve. Shendeti kërkon më shumë kujdes ndaj ushqimit dhe pushimit të mjaftueshem.
Peshorja
Në dashuri, dita sjell harmoni dhe afërsi me partnerin, ndërsa beqarët mund të marrin një ftesë të papritur. Në punë, bashkëpunimi me koleget do të jetë çelësi i suksesit për projektet që keni në dorë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por perpiquni të mos e teproni me lodhjen fizike.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë së pari të kuptoni atë që doni të bëni dhe do hidhni hapa shumë të gabuara. Kokëfortësia do jetë gjithashtu e dëmshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të bëni çmenduri në jetën tuaj dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë personit që keni në krah.
Shigjetari
Marsi dhe Dielli do iu japin më shumë energji dhe vullnet gjatëkësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë qëdëshironi. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni disa tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë.
Bricjapi
Më në fund falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ju të dashuruarit, pas një periudhe goxha delikate, do ndiheni disi më të qete. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t'i ndreqni me çdo lloj mënyre.
Ujori
Hëna do sjellë entuziazëm me shumicë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Asnjë moment nuk ka për të qenë i mërzitshëm. Ju të dashuruarit do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe do e shihni ndryshe të ardhmen. Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe plot ngjyra.
Peshqit
Ka shumë mundësi që disa persona të familjes t’iu nxitin dyshimet për fusha të ndryshme sot. Nuk do ndiheni më shumë të qetë pa i qartësuar gjërat. Nëse keni një lidhje tregohuni më të duruar me partnerin tuaj sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të bëjë gjëra të gabuara pa u menduar gjatë.
Komente





