Ne dashurojmë tre herë në jetën tonë, për të zgjedhur gjithmonë të dytin

Ne dashurojmë tre herë në jetën tonë, për të zgjedhur gjithmonë të dytin

Fotot Ilustruese

Keni dëgjuar rrëfime të ndryshme nga nënat tuaja teksa ju tregon se si e njohu babin tuaj, si u dashurua me të, çfarë e shtya ta zgjidhte, etj. Por ka disa gjëra që çdo njeri i ruan thellë brenda vetes, madje edhe nëna juaj. E rëndësishme është të jetë e qetë dhe e kënaqur me zgjedhjet që ka bërë. Por mos u mërzisni, pasi teksa rriteni do të kuptoni gjithçka vetë. Le të themi që gjithçka nis në moshën 16 vjeçare, për dikë pak më herët e për dikë tjetër pak më vonë. Por adoleshnca nuk kalon asnjëherë pa pasur atë 'crushin' që është në klasën paralele, dhe që nuk guxon t'i flasësh kurrë. Por edhe nëse i flet, ajo dashuri mbetet deri aty, deri tek bankat e shkollës, tek kapjet përdore, tek akulloret e gjërat fëminore.

Më pas rritemi, kuptojmë se sa të pafajshëm ishim në zgjehdjet që bëmë vetëm para pak kohësh. Synimet janë të ndryshme, jeta merr drejtimin e saj kur ti një ditë takon dy sy me të cilët përplasesh dhe nuk ke guxim të ndahesh. Ai do të jetë dashuria e çmendurive, e cila fillon rrëmbyeshëm. Ai do të jetë njeriu për të cilin do të bësh gjëra që s'ta kishte marrë mendja se do t'i bëje ndonjëherë. Ai është njeriu që do të bëjë që zemra të rrahë fort vetëm me një prekje, vetëm me një puthje. Dhe pikërisht në këtë peoudhë të jetës ty nuk të interesojnë as dhuratat e tij, as çfarë punë bën, asgjë. Ti e shikon në sy dhe mekesh. Por kjo është dashuria që lë pas shumë dhimbje, është një dashuri pas të cilës jep shpirtin por asgjë nuk të kthehet. Kjo dashuri do të të japë një mësim të fortë për jetën, dhe kur të vijë momenti, ti e kupton që gjithçka duhet të përfundojë. Jo siç nisi, përfundon ngadalë, si për të të kujtuar edhe njëherë sa e dobët je përpara tij. 

Kjo është pikërisht koha kur ti je lodhur, nuk ke forcë t'ja nisësh nga e para, je dorëzuar. Pikërisht në këtë moment ti njihesh me atë me të cilin do të kalosh gjithë jetën. Kjo është dashuria e duhur, pasi kur prek dorën e tij nuk të rreh zemra me shpejtësinë e dritës, por të jëp qetësi. Ky lloj njeriu të jep siguri, pasi ti ke filluar të shohësh edhe se çfarë profesioni bën, cilës jetë i dedikohet. Do të bësh jetën që ke dashur me një njeri që të jep qëtësi, ngrohtësi dhe ëmbëlsi. Por nuk do të kalojë asnjë moment, asnjë natë evetme që nuk do të kesh nevojë për puthjet  e tij, për një diskutim gjithë natën. Të gjithë e dinë se për kë e kam fjalën, sepse ndërkohë që po lexoni këto rreshta, emri i tij ju erdhi ndërmend. Ti do të jetosh e qetë por një ditë do të duash të vijë edhe një herë të të shqetësojë me çmenduritë e tij, të të bëjë të dalësh nga vetja. Sepse nganjëherë ju çlironi më shumë energji duke biseduar me dikë që doni, sesa duke bërë dashuri me dikë që ju vlerësoni.

Studimet kanë treguar se ka dashuri qe përfundojnë së bashku duke u njohur që në adoleshëncë, asgjë s'është e pamundur. Madje edhe nëse jeni njohur me dikë të angazhuar, ndejnja e tij për ju ka qenë e forte saqë ai ka lënë gjithçka për të rendur në krahët tuaja. Por përgjithësia është kjo, të dashurosh tre herë, për të kërkuar gjithmonë të dytin. Unë uroj t'i gjeni të treja dashuritë tek një person!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen