TIRANE- Shembjet e ndërtimeve pa leje po vijojnë edhe në pjesën tjetër të Dhërmiut,ku radhën e ka pasur një objekt 5 katësh në ndërtim si dhe diskua e njohur verore “Havana”.

Mjetet e INUK kanë nisur punën për shëmbjen e objektit fillimisht disa katëshe, më pas të shoqëruar dhe nga forca të shumta të policisë së shtetit si dhe efektivëve të FNSH ,janë nisur në drejtim të diskos së njohur “Havana” ku i kanë lënë kohë rreth një orë për të hequr materialet që gjendeshin në të.
 
INUK VERIFIKON DOKUMENTACIONIN E NDERTIMEVE BUZE DETIT
Efektivë të INUK kanë kryer verifikime të dokumentacionit të të gjithë pronave që gjenden përgjatë bregut të detit ,duke verifikuar të gjitha ato që kanë problem në dokumentacion përvec atyre që nuk kanë asnjë lloj dokumenti.
 
 DO SHEMBEN 250 OBJEKTE
Pritet që në total numri I objekteve të shëmbura në përfundim të aksionit,në Dhërmi të jetë më shumë se 30 të tilla ndërsa në të gjithë bregun flitet për 250 objekte.
 
Reagime ndaj forcave të INUK nuk ka pasur,e argumentuar kjo me frikën ndaj efektivëve të shumtë të policisë që gjendeshin aty.
 
Në orët e pasdites së djeshme në Dhërmi ,mbërriti një tjetër mjet i rëndë i cili pritet që të vijojë aksionin për ndërtimet e betonit,ndërsa ato të atyre me konstruksion të lehtë,pritet që të bëhen nga mjeti që qëndron gjatë gjithë kohës.
 
Një ditë më parë,mjetet e INUK e përmbyllën aksionin e tyre në Drimadhes ,pjesa veriore e Dhërmiut ,ku
shumë prej lokaleve u cmontuan nga vetë pronarët e tyre.
 
DEPUTETJA E PD NE DHERMI: KJO QEVERI E TRITOLIT
Deputetja e Partisë Demokratike e Qarku Vlorë Liljana Elmazi ka vizituar Dhërmiun, per të qenë krah banorëve, të brakstisur sipas saj edhe nga vendori. Për mediat Elmazi theksoi se kjo qeveri e tritolit dhe ruspave
po penalizon qytetarët.

Duke ju referuar aksionit te INUK në Dhërmi i nisur prej së dielës, Elmazi tha se banorët dhe kërkesat e tyre nuk po merren parasysh në një kohe kur një pjesë e tyre disponojnë dokumentacion. “Ne nuk jemi kundër goditjes se të paligjshmeve- tha ajo- por jemi kundër selektivitetit që po përdoret në këtë rast.

Ajo theksoi se Partia Demokratike do të vijojë të denoncojë shkeljet që qeveria po bën dhe nismat e saj jo ligjore në kurriz të qytetarëve, ndersa theksoi se edhe siguria në vend ka rënë, duke renditur disa ngjarje te ndodhura së fundmi në Vlorë, të cilat dëshmojnë edhe për punën e dobët të strukturave të policisë.
 
Vizita Elmazit në Dhërmi, erdhi pas deklaratave te banoreve të kësaj zone, të cilet kërkuan ndërhyrje të strukturave shtetqrore, nq momentin që nuk po merreshin parasysh dokumentacionet që një pjesë e tyre dispononin për objektet që INUK ka rrezuar në këtë zonë.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)