Në ditën e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjykata Speciale në Hagë refuzon lirimin e Thaçit nga paraburgimi
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në gjykatën e Hagës
Gjykata Speciale e Hagës ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për rishikimin e vendimit për vazhdimin e paraburgimit. Vendimi është publikuar ditën e sotme kur Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë.
“Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”-thuhet në vendim.
Po ashtu janë përmendur disa karakteristika sipas të cilave, Thaçi nuk duhet të lirohet nga paraburgimi i Hagës.
Mes tyre përmenden:
“Ndikimi dhe autoriteti i Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij dhe gjithashtu mundësia për një dënim me burgim të gjatë”, “rrezikun që Thaçi do të pengonte procedurat e Gjykatës Speciale”, “rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme”, “faktin që masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet”, “peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit” dhe “progresin që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë”.
Thaçi mbahet në paraburgimin e Hagës që prej nëntorit të vitit 2020. Ndaj ish presidentit të Kosovës rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Vendimi i publikuar nga gjykata Speciale e Hagës
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Haxhi Shalës krah njëri-tjetrit në burgun e Hagës
17 Shkurt, 14:59
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës
8 Shkurt, 19:58
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë reagon pas sanksioneve të Trump: Kërcënohet puna jonë e pavarur dhe e paanshme
7 Shkurt, 11:12
-
Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar
7 Shkurt, 10:11
-
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?
30 Janar, 19:20
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor 2024, 15:36