Në ditën e shenjtërimit, Banka e Shqipërisë sjell 200-lekëshin me Nënë Terezën

Në ditën e shenjtërimit, Banka e Shqipërisë sjell 200-lekëshin me Nënë Terezën

Banka e Shqipërisë risjell 200-lekëshin me Nënë Terezën

Në 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terëzës, Banka e Shqipërisë ka sjellë monedhën e emetuar në vitin 2012, si shenjë përkujtimore për këtë figurë që ka lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar, por edhe në mbarë botën. Kjo monedhë nuk është hedhur ende në treg, ku pritet që ai të zëvendësojë 200-lekëshin prej letre me vlerë që aktualisht përdoret në vend.

Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.

Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.
 

Banka e Shqipërisë risjell 200-lekëshin me Nënë Terezën

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 05/09/2019 17:52

    Ky nder per Nene Terezen eshte me qe bejme per te. Ajo meriton me shume per ta ngritur sa me larte figuren e saj te ndritur. Prandaj per gjithe sublimin dhe vetmohimin e saj, qe ka bere ne sherbimin e njerezve me te vatfer ne bote,ne shqiptaret duhet te jemi krenar per kete grua te rralle e te shquar per gjithe njerezimin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?