Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nënshkruan një marrëveshje memorandumi për vendosjen e një memoriali për Shenjtoren shqiptare në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.
"Prej kohësh kemi pasur një ëndërr të madhe, për të vendosur në Tiranë një shenjtore të Nënë Terezës. Nuk besoj se ka moment më të mirë - 30 vite pasi Shqipëria ka vendosur marrëdhëniet me Vatikanin, 25 vite pas kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shën Terezës, gruaja me trupin e vogël, por me veprën e madhe - për t’i celebruar të gjitha këto. Sot fillojmë rrugëtimin drejt ndërtimit të shenjtores së Nënë Terezës mbi kodrat e Liqenit Artificial, në zonën e njohur si “Lapidari”, ndaj është vërtet një bekim i madh për qytetin tone”, sqaroi Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se Tirana ka nevojë për një hapësirë ku qytetarët e saj mund të gjejnë një çast për të reflektuar. “Një vend pelegrinazhi, besimi, reflektimi dhe vëllazërie i shkon Tiranës sonë; një metropol, në të cilin pavarësisht se ka ngut, nxitim, garë e zell, në atë majë kodre duhet të ketë edhe një vend për të reflektuar, për t’u lidhur me gjërat e shenjta dhe të dëlira”, u shpreh Veliaj.
Arqipeshkvi Metropolit të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lajmin e mirë në këtë ditë të veçantë për gjithë shqiptarët. "Unë i jam shumë mirënjohës Zotit për këtë frymëzim, e pikërisht falënderoj zotin Kryetar të Bashkisë, Erionin, dhe zotin Kryeministër, sepse realisht kjo ide ka gjetur edhe bekimin dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe Selisë së Shenjtë. Nënë Tereza na bashkon të gjithëve. Kështu që mendoj se kjo pikë do të jetë një pikë bashkimi për të gjithë, pa asnjë formë ndasie ose kategorizimi", u shpreh ai.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.2%
-
Jo
13.7%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01
-
Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i neveritshëm! Çorbë derrash, s’mund të jetë arsye për qëndrime politike! Po i cënohet jeta familjare
30 Dhjetor 2024, 11:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51