Ndërsa, bonot me maturim 6-mujor u emetuan me një mesatare interesi prej 6.08%, nga 5.85% që ishte në ankandin e mëparshëm.
Në total, qeveria arriti të siguronte të gjithë borxhin e shpallur prej 27.4 miliardë lekësh. Shifra është e barabartë me 195 milionë euro. Ky borxh është i domosdoshëm, ndërkohë që Financat kanë vështirësi e nuk po paguajnë as pagat e administratës në kohë, pasi 88 mijë buxhetorë ende nuk kanë marr pagën e dhjetorit.
Interesat do të kishin qenë edhe më të larta, në rast se nuk do të ndërhynte Banka e Shqipërisë, që bleu 60 % të shumës përmes ofertave jokonkurruese.
Që nga 24 Dhjetori e deri më sot, qeveria ka marrë afro 47 miliardë lekë hua në tregun e brendshëm.
(eç/shqiptarja.com)