TIRANE- Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sekuestruan një sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit.
Burime zyrtare të DPD-së bënë të ditur se nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë PG GD 963/ PG107GA, me ngarkesë nga Italia, tranzit nëpërmjet kufirit me Malin e Zi me pronar dhe shofer një shtetas malazez, me subjekt pritës "ASHEL" shpk, Shkodër, u gjetën të padeklaruara rreth 5500 kg artikuj.
Mallrat e sekuestruara janë shishe vere dhe shampanje që nuk ishin të pajisura me pullë fiskale, lëngje frutash, kafe e bluar dhe e pjekur , miell gruri, detergjentë si dhe mallra të tjera ushqimore.
Malli është sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore të cilat po kryejnë procedurat e mëtejshme ligjore. Detyrimi doganor i shmangur dhe gjoba arrin vlerën 1,105,560 lekë./ATSh/
/Shqiptarja.com