Kontroll i imtësishëm është bërë në ambjentet e Doganës së Tiranës, ku në mjetin me targa AB R 638 janë gjetur çanta, imitime të markave të mëdha, të mbushura me mallra të tjera markash të falsifikuara.
U gjetën saktësisht 42 çanta Giorgio Armani, 58 Roberto Cavalli, 55 mbajtëse syzesh me logo firmato: 27 copë Swarovski, 12 Dolce Gabbana, 9 Mark Jacobs, 4 Prada, 3 Dior. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të gjitha mallrat e falsifikuara vinin nga Kina.
Materialet u dërguan për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Tiranës rreth kompanisë që tregtonte marka të falsifikuara.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)