Në dy ditë dhe orare të ndryshme, agjenda e Superligës! Spikat Egnatia - Partizani

Në dy ditë dhe orare të ndryshme, agjenda e Superligës! Spikat Egnatia - Partizani

Partizani - Egnatia

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 31-të. Tanimë është mësuar edhe agjenda e raundit që vjen, e cila luhet në fundjavë në orare të ndryshme.

Tirana - Kukësi do të jetë sfida hapëse këtë të shtunë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 15:00. Të shtunën në orën 18:00 do të luhen edhe dy takime të tjera. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Laçin, ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Teutën.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të. Egnatia - Partizani është sfida më interesante e javës, ku do të vihet përballë dy nga skuadrat pretendente për titullin. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 15:00.

Java e 31-të e kampionatit do të mbyllet me takimin Dinamo - Erzeni. Kjo ndeshje do të luhet po të dielën në orën 18:00.

Për momentin Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo janë në "Final 4", ndërkohë që Teuta, Erzeni dhe Kukësi janë në zonën e ftohtë.

Superliga, java 31:

E shtunë, 13 prill 2024

15:00 Tirana - Kukësi

18:00 Vllaznia - Laçi

18:00 Skënderbeu - Teuta

E dielë, 14 prill 2024

15:00 Egnatia - Partizani

18:00 Dinamo - Erzeni

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër