Në Europian do mbështes... Flet
vajza e De Biasit për kombëtaren

Në Europian do mbështes... Flet<br />vajza e De Biasit për kombëtaren
Gianni De Biasi padyshim që e shijoi pa masë fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë dhe kualifikimin në Europian, por është dhe dikush tjetër që e ka shijuar po aq sa ai, vajza e tij Chiara Sofia. 

Në një intervsitë për MAD, vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare shprehu emocionet e para të fitores dhe bisedën që bëri me babain. Chiara e ndoqi ndeshjen kualifikuese në Trieste, ku edhe vazhdon studimet për mjekësi dhe kirurgji, bashkë me miqtë e saj italianë.  

Menjëherë pas ndeshjes i kam shkruar babit për ta uruar atë dhe këtë skuadër të madhe si Shqipëria. "Ai më telefonoi pas pak minutash, ishte tepër i gëzuar dhe i emocionuar. Më tha se për të ishte suksesi më i madh që ka arritur në karrierën e tij. 

Më vonë më nisi një video ku shihej ai, stafi dhe lojtarët duke festuar për fitoren. E pa imagjinueshme! Kam qarë nga gëzimi për të...", shpjegoi 24-vjeçarja momentet e para të kualifikimit. 

Chiara Sofia u shpreh shumë e emocionuar për fitoren e kombëtares shqiptare. E pyetur se për cilën skuadër do të bëjë tifo këtë Europian, Sofia tha: "Edhe pse zemra ime i përket Italisë, më duhet të pranoj që do të bëj tifo për Shqipërine! Forca Shqipëria!"

Ja intervista e plotë
Si është të rritesh me Gianni-n si baba dhe cila është marrëdhenia juaj? 
Të rritesha me babain tim e konsideroj fat. Ai është një nga ato baballarë që cdokush do ta dëshironte, i dashur, i kujdesshëm dhe i gatshëm për cdo gjë. Një baba shumë mbrojtës ndaj familjes, aspak i bezdisshëm por i gatshëm të bënte gjithshka për të më ndihmuar.
Në fëmijërinë time mbaj mend cdo të dielë (e cila ishte e vetmja ditë që mund ta shihja gjate pasi skuadra e tij nuk bënte stervitje) ai i dedikohej familjes, mua dhe mamasë. Më kujtohen shëtitjet e gjata në kodrat e Molinetto della Corda ku shpesh herë mernim edhe ski-lift. 
Kujtimet e para nga babi i kam kur më lexonte përrallat cdo nate para se të flija. Tani jam 23 vjece dhe sigurisht që përralla nuk më lexon më :) Tani që jam rritur diskutojmë tema më të rëndësishme së bashku: flasim për studimet e mia, për lidhjet që mund të kem (këtu e ruaj pak veten) etj. Në fakt, edhe pse unë dhe babai nuk jemi persona që na pëlqen shumë të flasim kur jemi bashkë shpesh here plas e qeshura, dhe duhet ta them: Babi ka nje humor shume te spikatur! 

Cila është marrëdhënia jote me fubollin? 
Marrëdhënia ime me futbollin...Që e vogël kam qënë tifoze e Milanit edhe pse në të vërtetë bëja tifo për skuadrën që babai im ishte tranier. Në fakt tani jam akoma kuq e zi dhe jo për Milanin sigurisht, tani bëj tifo për Shqipërinë. 

Ku e pe ndeshjen mbrëmë? 
Ndeshjen e ndoqa në Trieste, ku për momentin studioj në vitin e pestë për mjeksi dhe kirurgji dhe ku kaloj pjesën më të madhe të vitit. Kthehem në Conegliano shpesh për të parë prindërit dhe shoqërinë time të dashur. 

Mbrëmë kisha mbledhur miqtë e mi më të mirë në shtepinë time. Në fakt gjithë kohën isha duke biseduar dhe komentuar me mesazhe me mamin e cila ishte në shtëpi vetëm. Menjëherë pas ndeshjes i kam shkruar babit për ta uruar atë dhe këtë skuadër të madhe si Shqipëria. Ai më telefonoi pas pak minutash, ishte tepër i gëzuar dhe i emocionuar. Më tha se për të ishte suksesi më i madh që ka arritur në karrierën e tij. Më vonë më nisi një video ku shihej ai, stafi dhe lojtarët duke festuar për fitoren. E pa imagjinueshme! Kam qarë nga gëzimi për të... 

Sa krenare ndihesh për këtë rezultat pjesë e rëndësishme e të cilit është edhe babai yt? 
Jam tepër e lumtur për këtë që ai arriti te bejë së bashku me djemtë e kombëtares. Ai e ka besuar këtë ëndërr që në nisje. Kishte një qëllim dhe bëri të pamunduren që ta realizonte. Jam tëpër krenare për të dhe jam tepër e lumtur që Shqipëria arriti të kualifikohej për të parën herë në kampionatin Europian. 

A e ke parë babin të qajë ndonjëherë tjetër për ndonjë sukses të arritur, përvec atij të një natë më parë? 
E kam parë babin të qajë kur ka arritur të dërgoj Torinon në Serie A me Urbano Cairo-n, një arritje e madhe brenda vetëm një viti që ai drejtonte këtë skuadër. Megjithatë besoj që një emocion si ai i mbrëmshmi ai nuk e ka provuar kurrë, të paktën në aspektin profesional. 

Tani Gianni është një hero në Shqipëri, a mendon se ky vlerësim i rëndon më shumë se sa thjeshtë detyra e një tranieri? 
Besoj që puna e babait tim nuk është një punë e zakonshme, është një punë që të ekspozon shumë ku një ditë mund të jesh në majë të dallgëve e një ditë të fundosesh. Jam e sigurt qe ai do të dijë ta menaxhojë në mënyrën më të mirë këtë sfidë që ka përpara duke u përqendruar në objektivin final, duke dhënë maksimumin si trainer dhe duke i dhënë peshen e duhur cdo presioni të jashtëm, qoftë ky pozitiv apo negativ. 

Cila do të jetë këtë Europian skuadra për të cilën do të bësh tifo? 
Edhe pse zemra ime i përket Italisë, më duhet të pranoj që do të bëj tifo për Shqipërine! Forca Shqipëria!/Intervista nga mad.al

chiara sofia
de biasi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë