Në fillim të javës dhe orare të ndryshme, agjenda e javës së 14-të në Superligë! Luhet derbi i kryeqytetit

Në fillim të javës dhe orare të ndryshme, agjenda e javës së 14-të në Superligë! Luhet derbi i kryeqytetit

Tirana feston suksesin me Kukësin

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë mbrëmje javën e 13-të. Në Korçë, Skënderbeu fitoi 3-1 me Teutën, ndërsa në "Loro Boriçi" të Shkodrës vendasit e Vllaznisë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Laçin. Të enjte, Tirana fitoi 3-2 me Kukësin, Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1, ndërsa Dinamo mundi 1-0 Erzenin.

Tanimë të gjithë po mendojnë për raundin e 14-të, i cili luhet në dy ditë. Futbolli shqiptar rikthehet të hënën e 27 nëntorit me dy sfida. Në orën 13:30 Erzeni pret Tiranën në stadiumin e Rrogozhinës. Ndërkohë në 17:00 në "Arenën e Demave" luhet Partizani - Dinamo, derbi i kryeqytetit.

E marta e 28 nëntorit që shënon edhe Festën e Pavarësisë ka në program tre sfida. Në orën 13:30 luhen Laçi - Egnatia dhe Kukësi - Skënderbeu. Në 16:00 në "Niko Dovana" të Durrësit vendasit e Teutës presin Vllazninë.

Kalendari, java 14-të:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë