Në Francë janë të sigurt, Lionel Messi largohet nga PSG-ja! Barcelona 'fërkon duart'

Në Francë janë të sigurt, Lionel Messi largohet nga PSG-ja! Barcelona 'fërkon duart'

Lionel Messi

Lionel Messi do largohet nga PSG-ja këtë verë. Sipas L'Equipe, ylli argjentinas nuk do të vazhdojë te PSG-ja nëse nuk pranon një ulje rroge. Është ky kushti që skuadra parisiene i kërkon futbollistit, të cilit i përfundon kontrata pas tre muajve. L'Equipe siguron se klubi i kërkon një ulje që shkon në një të katërtën e pagës aktuale, ndonëse "Sport" në Spanjë ka mundur të mësojë se ky informacion është totalisht i rremë.

Oferta që i ka bërë PSG-ja sulmuesit është të aktivizojë rinovimin me një vit që ka në kontratë me të njëjtat kushte aktuale ekonomike. Dallimet mes PSG-së dhe Messit qëndrojnë kryesisht në projektin sportiv. Messi pret garanci në projektin e ardhshëm sportiv të klubit, i cili me Galtier në krye nuk është në të mirën e tij.

Humbja e fundit ndaj Lyonit shkaktoi një valë kritikash për lojtarët e skuadrës dhe yjet e dhomës së zhveshjes. Përveç kësaj, te PSG janë të mërzitur sepse Messi ende nuk ka nënshkruar rinovimin e tij dhe kanë frikë se ofensiva e Barçës për ta rikthyer në La Liga do krijojë akoma më shumë dyshime te ylli argjentinas.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin