Në datat 28 shkurt deri në 2 mars 2019 në Tiranë dhe Lezhë do të zhvillohet Samiti i Dytë i Diasporës. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2019 me vlerë 66 972 800 lekë për drejtorinë e shërbimeve qeveritare pikërisht për samitin që pritet të zhvillohet. Samiti i parë i Diasporës shqiptare u zhvillua në nëntor 2016 në Tiranë.
Vendimi i qeverisë
1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e vitit 2019, në zërin “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 66 972 800 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekësh, brenda datës 31 janar 2019, për organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, që do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 në Tiranë dhe Lezhë.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.
3. Ministria e Kulturës, brenda fushës së përgjegjësisë së vet, të bashkërendojë me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për organizimin e aktiviteteve social-kulturore dhe vendosjen në përdorim të monumenteve të kulturës, sipas rastit.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.7%
-
As i mirë as i keq
34.9%
Vota total: 691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emigrantët sollën 7 mld euro remitanca në 1 dekadë! Ministri i Ekonomisë: Diaspora të angazhohet me investime në vend, ka rol kyç në integrimin e vendit në BE
23 Nëntor 2023, 17:07
-
‘Të huaj’, por me kokën mbrapa!
23 Nëntor 2023, 14:30
-
Kurti mungoi në Samitin e Diasporës në Tiranë, reagon zëdhënësi i kryeministrit: Kishte angazhime në axhendë
23 Nëntor 2023, 13:35
-
Samiti i Diasporës/ Rama: Dita e Alfabetit do jetë festë kombëtare në Shqipëri! Osmani: Shqiptarët në Preshevë diskriminohen! Begaj: Të realizohet vota e emigrantëve
23 Nëntor 2023, 10:14
-
Dialogu ndërfetar në Samitin III të Diasporës, Massafra: T’i mbetemi besnikë identitetit tonë dhe të njohim kulturën e tjetrit
22 Nëntor 2023, 14:21
-
Samiti III i Diasporës, 'mbledh në një, Shqipërinë dhe shqiptarët'! Rama: Do ngrihet Muze për Arbëreshët në Kalanë e Skënderbeut! Sylvinho nderohet me 'Shqiponjën e Artë'
22 Nëntor 2023, 09:18
-
Samiti III i Diasporës është një nismë e nevojshme, dobishme dhe e drejtë për interesin kombëtar!
21 Nëntor 2023, 16:35
-
Dita Arbëreshe dhe Samiti i III i Diasporës, Tirana pret shqiptarët nga mbarë bota
2 Nëntor 2023, 14:21
-
Dita e Arbëreshëve dhe Samiti III për Diasporën mbahen në Tiranë në datat 22-23 nëntor
29 Tetor 2023, 10:00
-
Samiti me mjekët e diasporës, Manastirliu-Majko: Kontributi juaj i vyer në këtë vit sfidues, thirrje për ngritjen e një modelit të ri të menaxhimit të spitaleve
24 Shkurt 2021, 12:09