Deputetet e Rithemelimit, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçit kanë dorëzuar sot zyrtarisht zota mandatin e deputetit, pasi do të garojnë në zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj. Luciano Boçi pati fjalimin e fundit enjten në seancën plenare.

‘Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë... i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.’- tha Boçi.

Edhe Belind Këlliçi ka dorëzuar mandatin e deputetit edhe pse fati i tij për garën në Bashkinë e Tiranës është në udhëkryq. Ai renditet si kandidat i rithemelimit të Sali Berishës që KQZ organi që certifikon zgjedhjet nuk e njeh si subjekt zgjedhor madje e ka përjashtuar edhe nga koalicioni me të cilën tentoi të regjistrohet.

Të tjerë deputetë do të japin dorëzojnë mandatet në ditët në vijim, teksa ditën e hënë do të jetë lista përfundimtare deputetëve që largohen dhe atyre që marrin mandatet. Në radhët e opozitës pritet largimi nga Kuvendit edhe të Zef Hilës në Vaun e Dejës dhe Ramadan Likës. PS pritet në 25 mars zyrtarizojë emrat, por prej tyre pritet të lënë mandatet Benet Beci për Shkodrën dhe Besjan Ajazi për Gramshin.

Me largimin e Benet Becit, karrigen në Kuvendin e Shqipërisë do ta zërë Ilir Beqaj, i cili ishte kandidati i 4-t më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Zef Hila do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Ludovik Hasani. Në vendin e Luçiano Boçit do të ulet si deputet Qani Xhafa.

Lëvizjet që do të sjellin deputetë të rinj në Kuvend
Benet Beci - Ilir Beqaj
Besjan Ajazi - Shkëlqim Bullari
Luçiano Boçi - Qani Xhafa
Belind Këlliçi - Asllan Dogjani
Zef Hila - Ludovik Hasani
Ramadan Lika - Izmira Ulqinaku