Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, permes një postimi në rrjete sociale deklaron se falë punës së jashtëzakonshme për rehabilitimin e skarpateve të lumit të Tiranës, janë shmangur përmbytjet në Njësitë 4, 8, 9 dhe 11, duke shpëtuar dhjetëra familje.

Teksa ka ndarë një video se si dukej lumi në vitin 2013 dhe punimet që janë kryer më pas, Veliaj shprehet se ky investim ka rritur vlerën e pronës në zonë.

“Dje lumi i Tiranës merrte përpara ç’të gjente në  Njësitë 4, 8, 9 dhe 11, aq sa uji përmbyste edhe shtëpitë e Rr. “Siri Kodra”.Sot i kemi harruar ato pamje, falë punës së jashtëzakonshme që kemi bërë për rehabilitimin e skarpateve të lumit  , duke larguar çdo ndërtesë pa leje brenda shtratit të lumit  , për t’i dhënë Tiranës një super investim që ka shpëtuar nga përmbytja dhjetra familje, por edhe i ka shtuar vlerën e pronës”, shkruan ai.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?