Fjalimi Urbi et Orbi i Papa Françeskut: Të mos lejojmë erërat e luftës të fryjnë në Evropë e Mesdhe! Paqja s'bëhet me armë! Mesazh dhe për Ballkanin Perëndimor

Fjalimi Urbi et Orbi i Papa Françeskut: Të mos lejojmë erërat e luftës të fryjnë në Evropë e Mesdhe! Paqja s'bëhet me armë! Mesazh dhe për Ballkanin Perëndimor

Në fjalimin tradicional të Pashkëve "Urbi et Orbi" nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje për shkëmbim të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, lirimin e pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar. Gjithashtu apeloi për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare për të lehtësuar popullatën civile veçanërisht fëmijët të cilët me sytë e tyre na pyesin: "Përse! Përse kaq shumë vdekje?” tha ai.

“Të mos lejojmë që erërat më të forta të luftës të fryjnë mbi Evropë dhe Mesdhe” tha Papa më tej ndërsa u ndal dhe tek Ballkani Perëndimor

"Dallimet etnike kulturore dhe konfesionale të mos shkaktojnë ndarje, por të bëhen burim pasurie për të gjithë 'Evropën’
tha ai.

"Të gjithë për të gjithë"

Pas meshës në Sheshin e Shën Pjetrit këtë mëngjes, e cila përfundoi duke bërë një xhiro të gjatë në sheshin e Shën Pjetri dhe përgjatë Udhës së Pajtimit (Via della Conciliazione) për të përshëndetur gjashtëdhjetë mijë të pranishmit, papa 87 vjeçar, Jorge Mario Bergoglio, dha bekimin Urbi et Orbi nga galeria qendrore e bazilikatës së Vatikanit

“Sot drejtojmë vështrimin tonë para së gjithash nga qyteti i shenjtë i Jeruzalemit, dëshmi e misterit të mundimeve, vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit”, tha Papa Françesku: “Mendimet e mia shkojnë, mbi të gjitha për viktimat e konflikteve të shumta që po ndodhin në mbarë botën, duke filluar nga ato në Izrael dhe Palestinë dhe në Ukrainë.

 "Krishti i Ngjallur le të hapë një rrugë paqeje për popullsinë e atyre rajoneve. Ndërsa bëj thirrje për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, shpresoj - tha Papa mes duartrokitjeve të turmës – kërkoj shkëmbimin e përgjithshëm të të gjithë të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës: të gjithë për të gjithë!"

Për më tepër, apeloj edhe një herë që të garantohet mundësia e aksesit të ndihmave humanitare në Gaza, duke kërkuar edhe një herë lirimin e shpejtë të pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor dhe një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, vazhdoi Bergoglio, fjalimi i të cilit shoqërohej me duartrotiktje

“Të mos lejojmë që armiqësitë e vazhdueshme të vazhdojnë të kenë pasoja serioze mbi popullsinë civile, tashmë të rraskapitur, dhe veçanërisht mbi fëmijët. Fëmijët në ato vende lufte harruan të buzëqeshnin. Sa vuajtje shohim në sytë e tyre. Me vështrimin e tyre na pyesin: pse? Pse kaq shumë vdekje? Pse kaq shumë shkatërrim? Lufta është gjithmonë një absurditet, lufta është gjithmonë një disfatë!”.

Siria, Libani, Ballkani e Armenia

“Të mos lejojmë, prandaj, që erërat e luftës të fryjnë gjithnjë e më të forta nëpër Evropë dhe Mesdhe” tha Papa i cili, megjithë sëmundjet e tij dhe anulimin e pjesëmarrjes në (Udhën e Pajtimit) në Koloseum të Premten e Madhe, udhëhoqi pa hezitim ritet e tjera të Javës së Shenjtë.

 "Të mos dorëzohemi para logjikës së armëve dhe riarmatimit. Paqja nuk ndërtohet kurrë me armë, por duke shtrirë duart dhe duke hapur zemrat" tha Françesku mes duartrokitjeve.

“Të mos harrojmë Sirinë, e cila ka vuajtur pasojat e një lufte të gjatë dhe shkatërruese për katërmbëdhjetë vjet. Shumë të vdekur, njerëz të zhdukur, shumë varfëri dhe shkatërrim. Këto presin përgjigje nga të gjithë, përfshirë komunitetin ndërkombëtar. Vështrimi im sot drejtohet veçanërisht nga Libani, i cili prej kohësh është prekur nga një bllokadë institucionale dhe një krizë e thellë ekonomike dhe sociale, tashmë e rënduar nga armiqësitë në kufi me Izraelin.

I Ngjalluri ngushëlloftë popullin e dashur libanez dhe mbështet të gjithë vendin në thirrjen për të qenë një vend bashkëjetese dhe pluralizmi.

I drejtoj një mendim të veçantë rajonit të Ballkanit Perëndimor ku po ndërmerren hapa të rëndësishme drejt integrimit në projektin evropian: e uroj që dallimet etnike, kulturore dhe konfesionale të mos jenë shkak përçarjeje, por të bëhen burim pasurie për të gjithë Evropën dhe të gjithë botën.

Gjithashtu, inkurajoj bisedimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, në mënyrë që, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ata të mund të vazhdojnë dialogun, të ndihmojnë të zhvendosurit, të respektojnë vendet e adhurimit të besimeve të ndryshme fetare dhe të arrijnë në një marrëveshje paqeje sa më shpejt që përfundimtare e mundshme”.

Papa kujton se si Krishti Ngjallur është i vetmi që mund ta rrokullisë gurin e luftës dhe të krizave humanitare nga rruga e njerëzve dhe të hapë rrugën e jetës.

"Krishti i ringjallur haptë një rrugë shprese për njerëzit që, në pjesë të tjera të botës, vuajnë nga dhuna, konflikti, pasiguria ushqimore, si dhe efektet e ndryshimeve klimatike. I ngushëlloftë viktimat e të gjitha formave të terrorizmit. Të lutemi për të gjithë ata që humbën jetën dhe të kërkojmë pendesë për autorët e krimeve të tilla" tha ai

Në të kaluarën, Françesku e ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga drejtimi i Kishës, nëse nuk mundet të kryejë detyrën. Nëse do të largohej nga drejtimi i Kishës Katolike, do të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij Benediktit të 16-të, i cili më 2013 u bë papa i parë që nga Mesjeta që vullnetarisht dha dorëheqje.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja