Në gjurmët e “Djemve të Detit”, rikthehet ‘Rock-u’ në Lezhë

Pas shumë vitesh mungesë, Lezhës po i rikthehet muzika Rock. Këtë risi po e sjellin të rinjtë, të apasionuar pas këtij zhanri muzikor.

Mbrëmjen e së mërkurës u organizua festivali RockFest, ku nxënës të shkollave të mesme u ngjiten në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, duke ndjekur në këtë mënyre gjurmët dhe traditën e grupi të njohur "Djemtë e Detit". Qëllimi i festivalit është promovimi i talenteve.

“Synojmë për të zbuluar talentet e reja. Ne e kemi fokusin edhe në muzikën e klasike por dhe në rock sepse Lezha ka qenë themel i muzikës rock sepse nga ky qytet ka dalë grupi “Djemtë e detit”, por dhe grupe të tjera”, tha Renaldo Xhanaj, drejtor i Kulturës, Bashkia Lezhe

Në fund të festivalit, me Kryetar Keler Sufja dhe anëtar Gentian Deda dhe Eldis Arrnjeti vlerësuan  me çmim të pare këngëtaren Erina Zefi çmim të dyte këngëtaren Denisa Delia dhe çmim të trete këngëtarin Bardhok Tusha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë