Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj u paraqit ditën e sotme në GJKKO për të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore ku i paditur nga ana e tij është deputeti Agron Shehaj. Seanca u shty dhe e radhës u caktua më datë 21 janar.
Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që ky i fundit bëri duke pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.
Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”. Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.
Shehaj vazhdoi sërish me akuzat, duke i shoqëruar edhe me dokumente, ku thoshte se Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet. Sipas Shehajt, vendimi për pronën është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.
Komente










