Spanja, një prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e Evropianit, fitoi me shifrat e thella 5-0 kundër Andorës. Në këtë miqësore shkëlqeu futbollisti i Sociedad Oyrazabal, i cili realizoi ‘tripletë’, ndërsa ndeshjen e zhbllokoi Perez. Në fund ishte Ferran Torres ai i cili vulosi shifrat përfundimtare.
Fitore mori edhe Franca, pretendente numër 1 për Evropianin e Gjermanisë, teksa mposhti 3-0 Luksemburgun. ‘Gjelat’ zhbllokuan në pjesën e parë me Kolo Muani, ndërsa në të dytën realizuan Klauss dhe Mbappe.
Belgjika në testin e saj kundër Malit të Zi arriti të fitonte pastër 2-0. Kevin de Bruyne realizoi në pjesën e parë, ndërsa në shtesë vulosi goli i Trossard.