TIRANË - Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', informon gazetarja Keti Banushi.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Kryemadhi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 19 nëntor 2024 për masën detytim paraqitje
Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Lajmi ne perditesim...