Një 39-vjeçar nga Kallmeti i Lezhës është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Thirrjes dhe nxitjes për kryerjen e veprimeve ekstremiste".
Urdhër ndalimi për shtetasin Luigj Marku është lëshuar nga prokuroria e Lezhës, pas hetimeve që kishte nisur organi i akuzës në bashkëpunim me antiterrorin që prej vitit 2019-të. Sipas dosjes hetimore 39-vjeçari disponon një adrese në rrjetet sociale Tik Tok dhe Facebook, ku shfaqet në vazhdimësi LIVE duke komunikuar me persona të tjerë me gjuhë ekstremiste.
Gjithashtu, përmes videove Luigj Marku kërcënon me fjalë fyese dhe ofenduese çdo person që i del kundër qëndrimit të tij ekstremist.
Si provë materiale prokuroria ka administruar dhe analizuar videot ku shfaqet 39-vjeçari dhe pas hetimeve të kryera për rreth 3 vite është dalë në konkluzionin se ai ka konsumuar element të veprës penale dhe dosja hetimore pritet të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës. Pjesë e hetimit në lidhje me këtë çështje ishte dhe shtetasi Anton Zefi për të cilin vijojnë hetimet në gjendje të lire, pasi nuk është arritur ende të provohet kryerja e veprës penale nga ana tij. Ndërkohë pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar për shtetasin Luigj Marku policia është vënë në lëvizje për kapjen e tij. Ai nuk rezulton të jetë në Shqipëri, por nga verifikimet e deritanishme është zbuluar se ai ndodhet në shtetin Irlandez konkretisht në qytetin e Dublinit, ku jeton dhe punon prej vitesh. Urdhër arresti ndërkombëtar ju është dërguar autoriteteve Irlandeze me qëllim arrestimin e 39-vjeçarit Luigj Marku dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë, për veprat penale e ngritura ndaj tij.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1867
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
Zot cfare kohe jetojme.Del injoranti,idjoti,psikopati,antikapati dhe cdo lloj llumi edhe behet lajm dhe i jepet rendesi.
PërgjigjuU ngrit shtetit ne kembe per KTO lloj tipash. Ku ka vajt puna, po' a di shtetit sa ka si puna e ktyne tiktok e llojllojesh plot. Apo u ngrit se offendoi Sali Lushen...edhe ktu ke lagjia ime ka plot qe shahen ne tiktok, i bje me arrestu gjysmen e shqipri. Me KTO merret shteti mutit. Hajt tung per hajre
PërgjigjuLajm pa ransi,lene ne mjerimin e vet.
PërgjigjuTurp shtetit qe merret me nje te semur mendor,shteti duhet ta paisi me nje pension si i cmendur..dhe ti bejn vazhdimisht ilace..eshte totalisht i cmendur
Përgjigju