Në hyrje dhe në dalje, fluks i madh udhëtarësh në doganën e Kapshticës e të Qafë-Thanës

Ditën e sotme në pikat kufitare në Jug-Lindje të vendit ka patur një fluks të madh automjetesh. Fluksi më i madh i automjeteve dhe udhëtarëve ka qenë në pikën kufitare të Kapshticës. Përgjatë 24-orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 5751 persona ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 4705 shqiptarë. Për sa i përket doganës së Qafë-Thanës kanë hyrë 5638 persona ndërsa kanë dalë 2731 të tjerë, shqiptarë dhe të huaj.

Në këto dy dogana po punohet me sportele të shtuar për të shmangur radhët e gjata, megjithatë situata duket e rënduar.

Kujtojmë se ditën e djeshme një situatë akoma më e rënduar u krijua në doganën e Morinës ku që nga mëngjesi u krijuan radhë kilometrike. Dje në Shqipëri kanë hyrë 22145 persona me  4058 mjete. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 13/08/2019 13:42

    Hyjn e dalin jorgot fshatar

    Përgjigju
    • Fredi: 14/08/2019 12:48

      Hahahahaha Jorgot katnar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…