Irak po shkohet drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve.

Sipas La Repubblica, Parlamenti i Bagdadit synon t’ua kalojë çështjet familjare gjykatave fetare, të cilat mund të detyrojnë vajzat e moshës vetëm 9 vjeç të martohen.

“Duhet ta ndalojmë këtë ligj përpara se të shkojë në votim”,- lexohet në një deklaratë të organizatës Avaaz.

“Nënshkruaj TANI për t’u dhënë zë grave dhe vajzave irakiane në mbarë botën",-theksohet më tej.