Në Itali 'çojnë në qiell' Kristjan Asllanin, GDS: Inter, shiko rritjen e tij

Në Itali 'çojnë në qiell' Kristjan Asllanin, GDS: Inter, shiko rritjen e tij

Kristjan Asllani

"Ndaj Leçes mesfushori shqiptar ishte i pranishëm në fushë në mungesë të turkut, siç ndodhi në Firence pas Superkupës. Zikaltërit tani kanë një "playmaker" të besueshëm pas Hakanit", kështu e nis shkrimin e saj prestigjozja Gazzetta Dello Sport kushtuar Asllanit.

Personaliteti dhe talenti. I gjithë Asllani ishte aty në topin me të jashtme për të nisur Lautaro Martinez në portë për golin që vulosi ndeshjen në "Via del Mare". Kristjan jep një goditje, jo e para e një sezoni në të cilin Interi ka zbuluar se ka një "playmaker" të besueshëm pas të paprekshmit Calhanoglu.

Hakan nuk është aty prej dëmtimit dhe zikaltërit nuk po vuajnë. Djaloshi po rritet dhe e bën mirë punën e tij. Reagimi i turkut nëpërmjet rrjeteve sociale është dëshmi e kësaj. “Vëllai im i madh”. “Mjeshtër”, ishte përgjigjia e Asllanit.

Calha, nga pankina e "Via del Mare", duke vëzhguar performancën e ish-lojtarit të Empolit, do të ketë marrë frymë i lehtësuar: roli është i sigurt. Kush e di nëse do të jetë edhe ndaj Atalantës, një test i rëndësishëm për rritjen e 21-vjeçarit shqiptar (ai do të mbushë së shpejti 22 vjeç, më 9 mars). Kundër bergamaskëve, në mungesë të turkut do të jetë sërish radha e tij, duke pritur të kuptojë se kur Calhanoglu do të kthehet nga lëndimi.

Kjo është edhe arsyeja pse Inzaghi zëvendësoi Asllanin pasi mori kartonin e verdhë. Të mërkurën Interi nuk bën dot pa Kristjanin, dikush që këtë vit është përgjigjur gjithmonë kur i është thirrur emri në apel. Në kampionat kishte luajtur vetëm një herë si titullar nga minuta e parë në Firence, duke u kthyer nga udhëtimi në Riad për Superkupën e Italisë, kur Asllani dhe Frattesi u gjendën duke zëvendësuar Barella dhe Calhanoglu të pezulluar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve