Në Itali të dënuar për mashtrim, në Tiranë firmë për anije kozmike! U sekuestrohen llogaritë bankare mbi 500 mijë dollarë (EMRAT)

TIRANEGjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë së Tiranës firmosi sot sekuestron e tri llogarive bankare të një shoqërie italiane në fushën e aeronautikës. Bëhet fjalë për shoqërinë Netta shpk e themeluar nga shtetasi italian  Bruno Rollo më 10 janar 2022.

Firma ushtronte aktivite në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ por edhe ''anjie kozmike'', rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta’ dhe prokuroria kishte nisur hetimet në kuadër të procedimit penal nr 3695 të këtij viti për veprën penale të

 ‘pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë Teodoro Grasso dhe Bruno Rollo janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës”

“Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesen e informacionit lidhur me ecurine e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit e llogarive bankare të shoqërisë “Netta shpk” informon sot Prokuroria e Tiranës.

Vlerat e llogarive bankare të sekuestruara
-          1,539,490 ALL;
-          20,348.24 EUR;
-          479.820,56 USD

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund