Në Itali të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave

Në Itali të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave

Mario Mitaj

Mario Mitaj ka bërë një Europian brilant me Kombëtaren dhe kjo gjë ka sjellë vlerësimin e tij nga mediet ndërkombëtare. Në Itali, Sky Sport e ka vendosur në formacionin e surprizave.

“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës. Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, shkruan “Sky Sport Italia”.

Djaloshi që luan me Lokomotivën e Moskës ishte mes pesë lojtarëve të Kombëtares me distancën më të madhe të përshkruar në fushë, shpejtësinë e arritur (31.8 km/orë), pasimet e sakta dhe pasimet totale në Euro 2024.

Tanimë ai ka marrë vëmendje edhe në Evropë, ku është pjesë e formacionit të surprizave. Juventus, Lazio dhe Bologna janë të interesuara për të, teksa pritet që të ketë një verë të nxehtë.

Formacioni i Sky Italia

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

10 shoferë të arrestuar në Tiranë në 1 javë

10 shoferë të arrestuar në Tiranë në 1 javë