Ne jemi çdo ditë një famije e vogël, e kërcënuar, e përbuzur, e shpërfillur, e gjymtuar, e vrarë!
Foto nga aksidenti në Vlorë
Ndodhi në Levan-Vlorë, por gjëmë ndodhi edhe në mes të Tiranës nga një 20 vjeçar tjetër i përkëdhelur, pak javë më parë. Nuk di si e ku të ruhesh!
Prej vitesh nuk kaloj më nga autostrada e Durrësit për në Vlorë, prej presionit psikologjik që më bëjnë me drita e me bori makinat që pas meje vijnë me shpejtësi skëterrë. Nuk ngas si breshkë, po as limitin nuk e kaloj.
Ama shpesh më ka ndodhur, (sa shpesh), që pasi më kanë kaluar makinat zig-zag me shpejtësinë ferr, makina që është ndalur nga policia, ka qenë imja!
10 km mbi shpejtësinë të jem unë, shfaqet polici. Sikundër mbin nga dheu nëse parkoj gabim apo kur ndez dritat e kuadrit për ndonjë “urgjencë”.
Ma bëjnë mirë, se asnjë rregull nuk duhet shkelur. ASNJË!
Ama, nga askush! Veçanërisht nga makinat luksoze, me xhama të errët, me shpejtësi vetëtime e me presion aq të lartë ndaj makinave, shoferëve e udhëtarëve të tjerë, sa shkaktojnë panik, aksidente e tragjedi vrasjeje!
Por ja që ndalesat, gjobat, frenimet, janë selektive, edhe kur bëhet fjalë për jetën!
Shokimi ynë i sotëm kolektiv është ulëritës. U vra në rrugë një familje e tërë, nga një njeri i rrezikshëm për njerinë (emërtim që ia dha vetes në më të zezën formë).
Ne jemi çdo mëngjes një famije e vogël, e kërcënuar, e përbuzur, e shpërfillur, e gjymtuar, e vrarë!
Nga vrasës që pinë hashash e drogë poshtë pallateve. Që duan pasuri nga divani, luks nga prindi e shfrenim nga shoqëria e markave, silikonit, falsitetit.
Mendoja se nuk kishim vlera.
Po ne nuk paskemi më as kuptim!
Asnjë kuptim!
Asnjë qindarkë vlerë. Asnjë grimë kuptim jeta që vritet në rrugë, pabesisht, pas krahëve, nga rrënimi total ku gjendemi prej vitesh.
Nuk janë aksidente! Janë vrasje! E nuk e kanë burimin vetëm në një shtëpi, por në një model, që ndiqet kaskadë e me arrogancë nga çdo vrasës që në burg nuk është!
Shqipërinë e kanë vrarë!
Nuk të duket kështu edhe ty?
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
4 Janar, 15:56
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Eduard Zaloshnja: 10.4% më pak të vdekur nga aksidentet rrugore më 2024, krahasuar me një vit më parë
3 Janar, 18:20
-
Shkodër/ Aksident i rëndë pranë fshatit Mjedë! Makina del nga rruga, përplas për vdekje 2 këmbësorë! Viktimat, xhaxha e nip (VIDEO+EMRAT)
3 Janar, 17:48
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, furgoni përplas motorin! Vdes një nga drejtuesit, shoqërohet tjetri (EMRI+VIDEO)
3 Janar, 08:09
-
Aksident tragjik në Maqedoni, makina bie në lumë! Humbin jetën 3 gra, anëtare të një familje! Shpëton mrekullisht 5-vjeçari
2 Janar, 22:50
-
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë! Sekuestrohen 3 pistoleta (EMRAT)
2 Janar, 19:19
-
Vlorë/ Arrestohet hajduti i marketeve, 7 bastisje në 3 javë! Shqyente dyert me leva, e kapën kamerat e sigurisë (EMRI+VIDEO)
2 Janar, 12:54
-
Sarandë/ Sherr masiv mes 12 personave në fshatin Gjashtë! Të përfshirë dhe 4 policë, 3 prej tyre vëllezër! Efektivët ishin jashtë shërbimit (EMRAT+FOTO)
2 Janar, 09:14
-
VIDEOLAJM/ Plazh në janar, qytetarët sfidojnë të ftohtin në Vlorë
2 Janar, 08:14
-
Festuan Vitin e Ri/ Mbi 125 persona në urgjencën e Lezhës e Vlorë, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret
1 Janar, 14:19
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
Të ndjej në çdo fjalë dhe jam dakort në çdo presje!
Përgjigju