'Ne jemi të fortë', çfarë e lidh reperin Stresi me biznesmenin Ervis Martinaj?! (Foto)

'Ne jemi të fortë', çfarë e lidh reperin Stresi me biznesmenin Ervis Martinaj?! (Foto)

Reperi Stresi dhe bosi i basteve sportive Ervis Martinaj

Vetëm para dy netësh zona e ish-Bllokut u përfshi nga një përleshje me armë mes dy grupeve. Si pasojë mbeti një person i vrarë dhe trë të plagosur. Ditën e sotme reperi shqiptar ka publikuar foton e Ervis Martinajt, bosit të basteve sportive që mbeti i plagosur me një plumb në qafë.

Foto e publikuar nga Stresi 

“Ne jemi të fortë,”- shkruan reperi krahas fotos duke bërë të qartë edhe njëherë miqësinë e tij me Martinajn. Shumë persona e kanë komentuar duke i dalë gjithashtu në ‘krahë’ bosit të basteve sportive dhe duke i uruar shërim të shpejtë.

Stresi është i pari personazh publik që i del në mbrojtje 36-vjeçarit. Para dy netësh në zonën e ish-Bllokut në lokalin “Monopol” ndodhi përleshja me armë, ku e pranishme ishte edhe këngëtarja Elavana Gjata. Këngëtarja ishte ‘molla e sherrit’ pasi Fabjol Gaxha e kishte ngacmuar disa ditë më parë. I dashuri i saj kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Pasi e goditi nisi konflikti fillimisht fizik dhe që më pas përfundoi me shkëmbim zjarri.

I pari që nxori armën dhe hap zjarr ishte truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë nga komandoja dhe humb jetën. Vrasja mbrëmë në Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë policia e Tiranës arrestoi Sidion Tabakun, duke e plagosur në këmbë, pasi bëri rezistencë. Tabaku njihet si një person me probleme por që gjithashtu është një mik i reperit Arkimed Lushaj. Çfarë e lidh reperin Stresi me këta persona me probleme me ligjin?! 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 07/10/2018 12:26

    Stresi cop mishi me dy sy esht.Po per mendimin tim komandos i kisha dhen medalje ari ti kish zhduk plerat .Ata kan ren ne hundlesh kesaj radhe ta kishin dit kishin ik si kurvat .

    Përgjigju
  • Mali: 06/10/2018 16:45

    Një komando hero, përballë kriminelëve!

    Përgjigju
    • ne tiron: 06/10/2018 22:25

      Komando dakort... Perballe krimineleve, edhe kjo dakort... Po se mos na del edhe Komando kriminel per vete, e jo hero

  • ne tiron: 06/10/2018 14:57

    Keqardhja ne kete mes, eshte qe nuk e mori plumbi ne balle po ne qafe. Keqardhje e madhe biles. Do shpetonte shoqeria jone nga nje kancer. Pastaj per kete rroten: stresin... ky eshte k**e... nuk di c'flet. Nuk jeton ne kete qytet.

    Përgjigju
  • Turi: 06/10/2018 14:54

    Se kush je ti, të njohim nga babai yt. Berisha vet ju lançoj një her e mir, pamvarsisht që ju i lëpiheni atij . Jeni fiks të pabes dhe gjobë vënës. Kjo është mjaft, por i afroheni rracës së Vis Martinit. Që tjetri i bënte qindin motrës së tij në Fush Kuqe dhe po në sy të Vis dhe ky pusht i thoshte, o vllai mos u mërzit ze kështu e kan femrat. Plus që ky kriminel ka në kurris 3 vrasje që e din të gjithë. Më vjen keq për plumbin që i ra në qaf, duheshe pak më lart. Patjetër që shenjestra do kirigjohet. Në veri thuhet një shprehje;ska hak e gjak pa u la në këtë botë.

    Përgjigju
  • 21dhjetori: 06/10/2018 14:36

    Jam Ai qe i njeh mirë maman Stres kingut...

    Përgjigju
    • ne tiron: 06/10/2018 15:17

      Besoj eshte kohe e shperdoruar me te emen e ketij, njesoj si te merresh me kete debil

  • Rita: 06/10/2018 13:19

    Po ca i forte je ti me aman. Po eshte turp kur te teklamojne ty. Po kur nuk ndejti gjalle dhe ca kohe ai haklaj tiu shkerdhente nje e nga nje ju

    Përgjigju
  • Populli: 06/10/2018 12:17

    Bashke me sali bajgen do zhduken dhe te gjithe plehrat e tij(stresi).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës